Falja e kamatevonesave ne zbatim deri ne fund te marsit
Denisa Xhoga
Plot 40 mije te vetepunesuar ne bujqesi i jane shtuar skemes se sigurimeve gjate muajit dhjetor. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore sipas te cilit ne kete skeme jane shtuar pikerisht ato kategori qe kane derdhur siguracionet e prapambetura. Burime zyrtare prane ketij dikasteri pohojne per gazeten se nje gje e tille do te vazhdoje deri me 31 mars te ketij viti. Pra te gjitha ato kategori qe nuk kane derdhur sigurimet e prapambetura do te kene edhe tre muaj kohe ne dispozicion. Ekspertet ne ISSH theksojne per gazeten se kjo eshte hera e fundit e faljes se kamatevonesave. "Eshte nje rreth 2.5 miliarde leke qe ne total perfitohet nga te vetepunesuarit ne bujqesi", shpjegon Naim Balluku, drejtori i Kontributeve prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Por nga ana tjeter ekspertet shprehen se nese fermeret do te paguajne kontributet per sigurimet shoqerore me vonesa brenda dates 31.03.2010, atehere hiqen te gjitha penalizimet shtese. Ndryshimet ligjore favorizojne te vetepunesuarit ne bujqesi qe nese paguajne brenda ketij afati te ri te gjithe shumen e sigurimeve ne vonese, perfitojne faljen e penalizimeve qe mund te marrin. Sipas ligjit, i cili eshte miratuar ne Fletoren Zyrtare, eshte dekretuar nga Presidenti me 17 nentor te ketij viti dhe hyn ne fuqi pas 15 ditesh, te vetepunesuarve ne bujqesi u falen kamatevonesat e papaguara per kontributet e sigurimeve te detyrueshme shoqerore, te paguara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji. "Kamatevonesat e paguara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, per kontributet e sigurimeve shoqerore nuk kthehen", - thekson ligji. Duke paguar sigurimet per deri 13 vitet e prapambetura, pa kamatevonese, nje pjese e mire e ketyre te vetepunesuarve ne bujqesi qe jane ne moshe te madhe mund te arrijne te perfitojne edhe pensionin e pleqerise. Nderkohe ka nisur dixhitalizimi, krijimi i data baze-it per te gjithe te vetepunesuarit ne bujqesi qe paguajne kontribute shoqerore, duke u pajisur keshtu dhe me nje numer sigurimi. Keta jane fermere, qe dikur kane punuar ne kooperativa bujqesore apo ndermarrje bujqesore, dhe eshte ne interes te tyre qe te mos i humbasin vitet e siguruara, por t'i shtojne ato, ne menyre qe neser kur te dalin ne pension te perfitojne gjysme pensionim apo pension te plote, sipas viteve te derdhura.
Perfituesit e ligjit, vetem ata qe kane toke
Per te bere kete pagese fermeri duhet te kete ne pronesi toke, duke perfshire ketu si token e perfituar nga ligji 7501, edhe ate te blere apo te marre me qira dhe te ushtroje aktivitet bujqesor, me qellim qe per keto vite qe ka bere derdhjen e lekeve, te merren te mireqena per vitet e pensionit. Perpara se te paraqitet fermeri prane inspektoreve te Sigurimeve Shoqerore, duhet te jete i pajisur me dokumentin e identifikimit, vertetimin e tokes, i cili mund te merren ne Hipoteke ose kontraten ne rastin e marrjes me qira, vertetim qe ushtron aktivitet bujqesor qe e merr ne bashkine apo komunen ku ai banon. Me pas eshte inspektori i kontributeve, i cili sqaron rast pas rasti per sa vite duhet te behen derdhjet ne banken qe ka zgjedhur vete i interesuari. Banka i pajis ata me mandatin perkates, te cilin duhet ta paraqesin tek inspektori perkates per te marre libreze kontributi.
Rastet, kur toka eshte ne emer te kryefamiljarit
Per fermeret e ardhur dhe qe token nuk e kane te fituar nga ligjin 7501, por e kane blere apo e kane me qira, duhet qe ne dokumentin e identifikimit te marre ne gjendjen civile, te cilesohet data e lejes se banimit, pasi ketij fermeri derdhja do t'i quhet e mireqene nga viti 2006. Per raste kur fermeri e ka fituar token me ligjin 7501, pavaresisht se kur eshte pajisur me leje banimi, atij derdhja do t'i merret ne konsiderate per te gjitha vitet qe ka derdhur kontribut. Ne rast se toka eshte ne pronesi te kryefamiljarit dhe kete derdhje duhet ta beje nje pjesetar i familjes, per t'iu quajtur ketij te fundit vite pune, duhet te pajiset me nje certifikate te trungut familjar. Ne baze te ligjit 7703, date 11.05.1993 dhe 9136, date 11.09.2003 derdhjet e kontributeve te sigurimeve shoqerore nga mosha 16 vjec deri ne moshen e daljes ne pension, jane te detyrueshme. Ky ndryshim ligjor sjell nje falje vetem per borxhin e krijuar nga kamatevonesat, ndersa principali mbetet serish per t'u paguar brenda dates 31 mars 2010. Ligji parashikon qe kontributet e sigurimeve shoqerore te vonuara te vitit 2009, duhet te paguhen pa u mbyllur tremujori i pare i vitit 2010.
Masa e derdhjes se pagesave
Nje fermer mund te siguroje periudha te prapambetura per 15 vite e 3 muaj vetem me nje shume prej 72,056 leke, kur ushtron aktivitetin e tij ne zona fushore dhe 46,665 leke kur ushtron aktivitet ne zona malore. Fakti qe shumat e mesiperme perbejne sigurimin shoqeror dhe ate shendetesor tregon se sa minimale eshte per fermeret kjo pagese. Per kete skeme fermeri paguan mesatarisht rreth 20 per qind te detyrimit kontributiv qe paguan nje i vetepunesuar ne qytet, pasi pjesen tjeter te detyrimit prej rreth 80 per qind e kompenson shteti. Sipas llogaritjeve, vetem me ane te nje leje lindjeje te perfituar nga nje fermer arrihen te rimerren te gjitha shumat e paguara nga fillimi i skemes qe daton ne tetorin e vitit 1993 e deri ne fund te ketij viti. Po keshtu nje fermer qe derdh kontributet qe nga muaji tetor i vitit 1993, paguan mesatarisht vetem 8 per qind, te shumes qe paguan nje i vetepunesuar ne qytet. Me faljen e kamatevonesave, perfitojne rreth 185 mije fermere me nje vlere te pergjithshme prej rreth 275 milione lekesh.
Aktiviteti ne bujqesi
Nje person qe te perfshihet ne skemen e sigurimeve si i vetepunesuar ne sektorin bujqesor duhet te kete aktivitet bujqesor dhe blegtoral, si dhe te kete toke ne pronesi ose te marre me qira apo te tjetersuar ne favor te tij. Gjithashtu, keta persona duhet te kene qendren e banimit ne te njejtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqesor si dhe te mos jete i siguruar ne skema te tjera te sigurimit shoqeror. Per shtetasit e shperngulur, qofte dhe nese aktualisht banojne ne qytet behet e mundur pagesa si te vetepunesuar ne bujqesi, per kohen qe kane plotesuar kushtet ne qendren e banimit te meparshme. Pagesa ne keto raste do te behet ne komunen ose bashkine, ku shtetasi ka pasur kushtet per nje sigurim si i vetepunesuar ne bujqesi. Nga ana tjeter jane nje sere kategorish qe jane klasifikuar si me emergjentet per t'u perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore.
Fermeret e paperfshire ne skeme
Keshtu te paret qe duhet te paguajne kontributet jane fermeret e paperfshire fare ne skeme, te cilet jane krejtesisht te pambrojtur nga ligji i sigurimeve shoqerore dhe qe nuk perfitojne asnje perfitim. Gjithashtu, ne kategorite emergjente perfshihen edhe ata fermere qe jane ne prag te plotesimit te moshes se pensionit dhe nuk kane vjetersine e punes per te marre qofte edhe nje perfitim te pjesshem. Duke pasur parasysh se pas plotesimit te moshes se daljes ne pension nuk mund te behet pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore, ata qe jane ne prag te pensionit duhet te plotesojne vitet e mbetura bosh.
Baza e te dhenave per te vetepunesuarit
Baza e te dhenave, identifikon pagesen e kontributeve ne vitet korresponduese per ISSH, per cdo Drejtori Rajonale, Agjenci te Sigurimeve Shoqerore, komune dhe per cdo person. Identifikimi i personit behet edhe me ane te gjeneraliteteve qe jane percaktuar nga ISSH-ja. Fakti qe eshte bere cekimi me bilancet financiare per te gjitha strukturat dhe per personat e siguruar ne vecanti, per sigurimin e tyre kemi vertetesine ne masen 100 per qind. Ne regjistrimin e bazes se te dhenave per te vete punesuarit ne bujqesi, per te gjithe te siguruarit gjenerohet dhe regjistrohet numri i sigurimit shoqeror, i cili eshte baze kryesore per identifikimin e te siguruarit per cdo periudhe, duke treguar dhe historikun e sigurimit te tij.
Vendosja e nje numri sigurimi
Me gjenerimin dhe vendosjen e numrit te sigurimit, me pajisjen e fermereve te siguruar me librezat e sigurimit shoqeror dhe shendetesor, ne faqen e pare vendoset numri i sigurimit shoqeror. Libreza plotesohet me periudhat per te cilat fermeri eshte i siguruar, duke shenuar dhe masen e kontributeve te paguara. Numri i Sigurimit Shoqeror perbehet nga 10 elemente: viti i lindjes, muaji, gjinia, dita e lindjes, numri qe lejon dallimin me personat e lindur ne te njejten dite, elementet e kontrollit qe gjenerohen automatikisht. Ne kete rast libreza e kontributeve, eshte dokumenti qe verteton se fermeri eshte i siguruar, dhe sherben si dokument identifikimi per te perfituar edhe nga sigurimi shendetesor, duke u paraqitur ne institucionet shendetesore, per te perfituar vizita e sherbime shendetesore falas, rimbursim medikamentesh mjekesore etj.