Uliksi
Nga James Joyce*
Cfare kursesh paralele ndoqen Blumi dhe Stiveni gjate kthimit?
Pasi u nisen se bashku me hap normal shetites nga Beresford pleksi, ata ndoqen drejtimi e quajtur Louer dhe Midel te rruges Gardiner dhe sheshin Mauntxhoi, nga perendimi; pastaj me hapa me te ngadalte secili duke marre majtas, drejt Gardiner Plejsit, hutueshem deri tek cepi me i fundem i rruges tempull, nga veriu; mandej me hapa te ngadalesuar e me ndalesa, duke marre djathtas, nga rruga tempull deri ne Harduik Plejs. Duke u avitur, jo barazisht, me hapa te qete shetites, ata kaluan matane cirkut, diametralisht para kishes se Xhorxhit, me perimetrin e secilit rreth me te vogel sesa harku qe terheq.
Per cfare fjalosi dumvirati gjate itinerarit?
Per muziken, letersine, Irlanden, Dublinin, Parisin, miqesine, femren, prostitucionin, dieten, per ndikimin e llambes me gaz dhe te harqeve rrezellitese ne rritjen e pemeve te perngjitura paraheliotropike, per vendosjen e thaseve me rere per raste urgjence nga kompania e duhur, per kishen romane katolike, per beqarine ekleziaste, per kombin irlandez, edukimin jezuit, karrieren, per studimin e mjekesise, per dieten e shkuar, per ndikimin keqberes te parasabatit dhe per te fiktit e Stivenit.
A zbuloi Blumi faktore te perbashket ngjashmerie mes reagimeve perkatese, pelqyese dhe mospelqyese, kundrejt pervojes?
Te dy ishin te ndjeshem ndaj pershtypjeve artistike muzikore me teper se ndaj atyre plastike apo piktoriale. Te dy preferonin me shume menyren kontinentale te jeteses kundrejt jetes ishullore, per nje vend banimi ketej Atlantikut sesa pertej tij. Te dy rridhnin nga nje edukim i hershem familjar dhe qendrueshmeria heterodokse iu kishte mesuar mosbesimin ndaj shume doktrinave fetare, ortodokse, kombetare, shoqerore dhe etike. Te dy pranonin ndikimin here nxites, here trulloses, te magnetizimit heteroseksual.
A ishin pikepamjet e tyre te ndryshme mbi disa ceshtje?
Stiveni ndahej haptazi nga pikepamjet e Blumit mbi rendesine e vetendihjes distike dhe qytetare, ndersa Blumi, me takt, ndahej nga pikepamjet e Stivenit mbi afirmimin e perjetshem te shpirtit te njeriut ne letesi. Blumi bashkohej fshehurazi me korrigjimin qe i bente Stiveni gjykimit prapanik lidhur me caktimin e dates se konvertimit te kombit irlandez ne fene e krishtere nga druidizimi, saje Patrikut, birit te Kalpornit, bir i Potitit, bir i Odisit, i derguar nga Papa Celestini I ne vitin 432 ne mbreterine e Lirit deri ne vitin 260 ose aty rrotull ne mbreterine e Kormak MakArtit (vdekur me 266 p.e.s.) vdekur nga mostretja e ushqimit nga Sliti dhe i varrosur ne Rosnari. Mbarim te cilin Blumi ia mvishte mungesave gastrike dhe disa perberjeve kimike me grade te ndryshme alkooli dhe tradhtie bashkekohore, e pershpejtuar nga kapitja mendore dhe shpejtesia e levizjes se vrullshme rrethore ne nje atmosfere prehese, kete Stiveni ia mvishte shfaqjes serishmi te nje reje mengjesore (e perceptuar prej te dyve nga dy pika te ndryshme vezhgimi, Sendikovi dhe Dublin) fillimisht jo me madhe se dora e nje gruaje.
Kishte pika te perbashketa mohuese ne pikepamjet e tyre?
Ajo mbi ndikimin e drites se llambave me gaz ose drites elektrike ne rritjen e pemeve te perngjitura paraheliotropike.
A kishte diskutuar Blumi per ceshtje te ngjashme gjate ecejakeve te mbremjes ne te shkuaren?
Ne 1884 me Ouen Goldbergun dhe Sesil Ternbullin gjate nates neper shetitjet publike ne hapesiren midis sheshit Longud dhe kendit te Leonardit dhe ate mes kendit te Leonardit dhe rruges Sinxh e ate mes rruges Sixh e sheshit Blumfild. Ne 1885 me Persi Epxhonin gjate mbremjeve, te mbeshtetur pas murit ne pjesen midis viles Gjibraltar dhe nderteses Blumfild ne Kramlin, baronia e Aperkrosit. Ne 1886 here pas here me te njohur rastesore dhe bleres te mundshem ne pragjet e shtepive, ne sallonet para deres, neper vagona trenash te klasit te trete te linjave jashte-urbane. Ne 1888 shpeshhere me major Brajen Tuidin dhe te bijen, Marion Tuidin, se bashku ose vecmas, ne sallen e ndenjes tek Methju Dilloni ne Raundtaun. Nje here me 1892 dhe nje here me 1893 me Xhulius Mastianksin, te dy rastet ne korridorin e shtepise se tij (Blumit) ne rrugen Lombard ne anen perendimore.
Cfare shqyrtimesh beri me vete Blumi lidhur me rrjedhen e parregullt te datave 1884, 1886, 1888, 1892, 1893 dhe 1904 para mberritjes se tyre ne destinacion?
Mendoi se zgjerimi ne rritje i fushes se zhvillimit dhe pervojes individuale shoqerohej ne menyre prapakthyeke nga nje kufizim i oreve bisedimore ne marredheniet nderindividuale.
Ne cfare menyrash?
Nga ekzistenca ne ekzistence, ai u kish dale para shume veteve dhe ish pritur si nje; nga ekzistenca me ekzistence, ai ishte me cdokend si cdokush me cdokend; nga ekzistenca ne mosekzistence do te mbaronte fare nga te gjithe si i paperceptuar nga kush.
Cfare veprimesh kreu Blumi pasi mberriten ne destinacion?
Tek shkallet e parme, tek i 4-ti i numrave baraz-ndryshem te pafat, shtepia me numer 7 ne rrugen Ekles, ai e coi doren mekanikisht tek xhepi i pasme i pantallonave per te nxjerre kycin e drynit.
Aty ishte celesi?
Ishte ne xhepin perkates te pantallonave qe i kish veshur nje dite me para kesaj.
Perse ishte ai dyfish me nerva te cytura?
Sepse kish harruar dhe sepse e mbante mend qe dy here e kish kujtuar veten te mos harronte.
Cilat ishin pra rrugedaljet e kesaj dysheje, me paramendim (perkatesisht) dhe jo i kujdesshem, pa kyc?
Te hynin a te mos hynin. Te trokisnin a te mos trokisnin.
Vendimi i Blumit.
Perle. Ai vendosi kembet mbi murin e ulet, hipi mbi kangjellat, e ngjeshi kapelen ne koke, mbertheu duart tek dy pika ne nivelin e poshtem te kangjellave, e zvogeloi gjatesine e trupit ngadale nga pese kembe e nente inc e gjysme ne dy kembe e dhjete inc ne pjesen e trotuarit dhe e la trupin te levizte lirshem ne hapesire duke e shkeputur veten prej kangjellave dhe duke u germuqur ne parapritje te aktit te renies.
Ra?
Me te gjithe peshen e njohur te trupit te tij njeqind e pesedhjete e tete librash sipas shkalles averdypua, sikunder e vertetuar nga makina e graduar per te matur vete peshen ne menyre periodike, blere tek shitoret e Frensis Frodmenit, kimist farmacist ne nr. 19 te rruges Frederik, ne pjesen veriore, ne festen e fundit te Ngritjes ne qiell, qe do te thote diten e dymbedhjete te majit te vitit perishtup nje mije e nenteqind e kater te eres se krishtere (pese mije e gjashte qind e gjashtedhjete e kater sipas hebrenjve, nje mije e treqind e njezete e dy sipas muhamedaneve), numri i arte 5, pakti 13, cikli diellor 9, germat dominikane C B, percaktimi romak 2, periudha juliane 6617, MXMIV....
Perktheu nga origjinali Idlir Azizi