Kakavija, si porte qe lidh Shqiperine me Greqine
Odise Kote
Pikekalimi kufitar i Kakavijes prej dy vitesh eshte modernizuar me infrastrukture bashkekohore, teknologji informacioni e logjistike sipas standardeve te Bashkimit Evropian. Tregtari Javer Bebej, thote se tani procedurat jane thjeshtuar e fitohet kohe: "Ne kemi lehtesi ne dalje e ne hyrje, funksionojne mire kompjuteret, nuk ka nderprerje, sateliti punon pa nderprerje, data-base eshte ne rregull", thote ai.
Ndersa drejtori i Qarkut Gjirokaster per kufirin dhe emigracionin Eduard Caka, pohon se pikekalimet u jane nenshtruar monitorimeve te eksperteve te Bashkimit Evropian dhe rezultatet kane qene optimale. "Ne keto kushte ne i kemi marre masat per standardet e Shengenit ne pikat e kalimit kufitar duke zbatuar parimin sipas Shengenit, nje ndalese nje kontroll ne bashkepunim dhe me sherbimin doganor".
Aplikimi teknologjise bashkekohore dhe trajnimi efektivave ka bere te mundur qe ne keto pikekalime te rritet cilesia e sherbimit ndaj qytetareve. Skenat e keqtrajtimeve dhe te mungeses se mbrojtjes se shtetit ndaj viktimave tashme jane teper te rralla.
Qytetarja Qefsere Zeneli qe po udheton drejt shtetit grek thote se: "Ne keto momente ketu ne Kakavije eshte rritur kontrolli. Ne ndjehemi me te sigurt".
Ne Kakavije eshte ngritur dhe nje qender pritjeje e akomodimi per viktimat e trafikut te qenieve njerezore e droges, si dhe te riatdhesuarve nga shteti grek. Kjo qender synon rehabilitimin e viktimave dhe sistemimin e tyre prane familjeve. Komandanti kesaj qendre Vait Tena, pohon se Qendra ka asistence profesionale nga disa donatore dhe eksperte te Bashkimit Evropian qe e monitorojne ne vijimesi: "Diskutuar rreth procedurave qe ndiqen me shtetasit e kthyer e sidomos me viktimat e mundshme te trafikimit, sidomos per femrat e femijet nen 18 vjec. Ata kane ardhur kane marre pjese ne procedurat e intervistimit, kane vezhguar nga afer te gjitha veprimet e punonjesve te policise e kemi diskutuar per te gjitha problemet qe kemi".
Shpresa Zefiri thote per radion DW se me rregullin e veprimet e policise ndihet e sigurt dhe me te njejtin dinjitet si cdo shtetas tjeter i Bashkimit Evropian: "Mire eshte per ne shqiptaret. Do ishte mire qe kjo te qe bere me perpara sepse ne do ndjehemi si qytetare evropiane".
Masat e marra per te implementuar te gjitha standardet kontrolluese e monitoruese sipas kerkesave te Bashkimit Evropian, jo vetem kane permiresuar sherbimet ndaj qytetareve por, kane ulur ndjeshem edhe trafikun e kalimet e paligjshme te kufirit. Zedhenesi drejtorise se policise Gentian Mullai pohon se gjate ketij dymujori: "Rezultatet e arritura kane qene 30-35 per qind ulje e te gjitha trafiqeve si te trafikanteve ashtu dhe te kalimeve ne vijen e gjelber te kufirit".
Por pavaresisht pamjes qe shfaqet, sherbimet shqiptare ne pikekalimet kufitare kane mjaft elemente per te permiresuar, te cilat do te sjellin menaxhim te integruar te kufijve, standard evropian ne dogana dhe qytetari ne sherbimet ndaj qytetareve. DW