E Shtunë, 31 Tetor 2026

James: Kam dashur që Bullock të më zërë në vepër

Jesse James për të cilin thuhet që e ka tradhtuar Sandra Bullock-un me të paktën 4 gra, e pranon faktin që është ndjerë shumë keq derisa ka fjetur me gra të tjera.

Ai për shoun televiziv ‘Nightline’ ka thënë se është ndjerë tmerrësisht keq derisa ka kryer marrëdhënie seksuale me gra të tjera.

“Përderisa kisha marrëdhënie seksuale me gra të tjera, e dija që ishte gjë e tmerrshme dhe më bënte të ndihesha tmerrshëm. Së dyti e dija që së shpejti do të më zinte dhe mendoj se doja që të më zinte”, ka thënë ai.

Jesse James thotë që ende e do Sandran, por e di që lufta ka mbaruar dhe tashmë e pret divorci.

“Në fakt nuk e di pse e bëja, por tash kur e mendoj besoj që doja t’ia shkatërroj vetit jetën. E kam akoma të vështirë të flas për këtë temë, sepse unë akoma e dua dhe e vlerësoj Sandren”, është shprehur James.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›