INTERVISTA/ Pluralizmi i vërtetë fillon kur të ikë Berisha
Intervistë me z. Sabit Brokaj, anëtari i Këshillit së të Urtëve në PS për JAVA. Ish-ministri i Mbrojtjes është i qartë: Berisha është shkaktar i kësaj situate të vështirë politiko-ekonomiko-sociale që po kalon vendi. Ndërkohë, jep mendimin e tij për bashkimin e PS-së me LSI-në dhe po ashtu dhe qëndrimin e tij për sjelljen me shumë ekuivoke të zyrtarëve të Amerikës në Shqipëri…
Nga Ben Andoni
Doktori i njohur, që pas viteve 90 bëri dhe politikanin, ka dëshira. Njëra prej tyre është që Shqipëria më në fund të bëjë jetën e saj të qetë, pa këtë qeveri. Me ish-kolegun e vet të profesionit, tashmë kryeministër është i pamëshirshëm: Berisha është shkaktari i kësaj situate kaotike, që po kalon vendi, por nga ana tjetër edhe një njeri që pjell vetëm tensione. Në këtë intervistë për JAVA, ai flet ashpër dhe për faktorin amerikan. Politikën e tyre ndaj Shqipërisë, ai e shikon të ngjashme me politikën e ndjekur nga SHBA dhe në vende të tjera të varfra. Dhe, ndaj ndodh, që regjimet e ndryshme sundojnë mbi popujt që dikur e shikonin me adhurim Amerikën. Megjithatë, shqetësimi në këtë intervistë mbetet ai i të gjithëve: Të ikë Berisha që Shqipëria të jetojë në normalitet pas ikjes së këtij njeriu shumë konfliktual…Intervista ka marrë pak ditë, prej preokupimeve të shumta të tij, pasi doktori i është kthyer sërish profesionit të tij të jetës… në katin e tretë, në një Pallat të viteve 80 pranë shkollës Edith Durham.
Si i shikoni përpjekjet e sotme të kryeministrit Berisha që ta mbajë me zor pushtetin, duke bërë premtime që jo vetëm si ka mbajtur, por që as ka mundësi ti mbajë?
Synimi i Berishës për të mbajtur me çdo mënyrë pushtetin, lidhet jo vetëm me delirin e tij për pushtet dhe për fitimet e mundshme prej tij. Ai lidhet veçanërisht me inkriminimin e tij dhe të rrethit të afërt të tij, gjatë qëndrimit në pushtet. Ndaj, në këto rrethana, pushteti për Berishën është imunitet ndaj ligjit, pasi duke qenë në pushtet organet e drejtësisë nuk guxojnë të merren me të. Ka shumë argumente për çka arsyetova më sipër, por mjafton të kujtoj dy qëndrime të njëjta në prag të largimit të tij nga pushteti në 1997 dhe tani në 2013. Atëherë meqenëse kishte bërë shumë krime dhe futi vendin në gjendje kaosi dhe anarkie, pikërisht para zgjedhjeve para se të linte pushtetin, dekretoi amnistinë e të gjitha ngjarjeve kriminale dhe autorëve të tyre. Në të njëjtën mënyrë veproi dhe tani në këtë prag lënieje pushteti… Shpalli amnistinë fiskale për të legjitimuar pasurimin e pa ligjshëm të njerëzve të tij, gjatë qëndrimit tetë vjeçar në pushtet. Përsa i përket premtimeve të tij gjatë kësaj fushate edhe në këtë rast nuk ka asgjë të re. Berisha është politikani më i paskrupullt për gënjeshtrat, shpifjet dhe premtimet e pa mbajtura. Në këtë pikëpamje, megjithëse dhe mjaft politikanë të tjerë konsiderojnë normale gënjeshtrën në sjelljen politike, veçse Berisha është i pa arritshëm…Të vazhdosh të besosh Berishën pas një periudhe kaq të gjatë tani ose duhet të jesh pa mend ose brenda stanit të tij.
Keni qenë shumë skeptik ndaj marrëdhënies PS-dhe LSI. Gati dy muaj më vonë, si e shikoni këtë bashkim? A mendoni se ia ka vlejtur për pjesën opozitare?
Kam qenë një nga përfaqësuesit e të majtës që jo vetëm e kam dashur, por dhe kam vepruar konkretisht për të arritur koalicionin e PS-së dhe LSI-së. Nuk vlen për momentin të them arsyet e mosrealizimit të koalicionit që në atë kohë. Edhe tani mendoj se ishte një nga momentet më të mundshëm dhe shumë të dobishëm jo thjesht ose vetëm për të majtën, por dhe për politikën shqiptare.
Për mendimin tim, bashkime të tilla politike përballë kundërshtarëve nuk duhen parë si rivendosje marrëdhëniesh midis kryetarëve apo si bashkime matematike, por veçanërisht si kohezione të ndërgjegjësuara deri në periferinë e këtyre organizmave. Një veprim politik kaq i rëndësishëm bëhet efikas dhe produktiv vetëm, kur periudha para koalicionit të mos ketë pasur antagonizma të fuqishme ose sjellje të egra midis përfaqësuesve të anëtarësisë së partive përkatëse, por dhe kohën mjaftueshmërisht të gjatë, që ata të mund të mund të harmonizohen.
Koha mjaft e shkurtër para zgjedhjeve, kontributi i LSI-së në mbajtjen e pushtetit të Berishës, deri në muajin e fundit të pushtetit të tij dhe një qeverisje mjaft kompromentuese e përbashkët PD-LSI nuk ofron kohën dhe atmosferën e një bashkimi me efikasitetin e duhur për betejën elektorale. Ndaj mbetet një bashkim numrash probabilist i dobishëm, por që lë në mes mjaft mëri dhe mosbesim edhe për arsyen që bashkime të këtij lloji i bëjnë të vështira ndryshimet dhe qëndrimet e forta ligjore dhe reformuese të gjithanshme që priten nga politika dhe qeverisja e ardhshme. Sidoqoftë edhe në mënyrën dhe kohën që u krye duhet mbështetur për të realizuar fitoren e shumëpritur të së majtës.
Gjithmonë e më shumë, sidomos pas aludimeve të caktimit të kryeministrit, nga LSI ka diversion të lehtë ndaj të majtës. A mendoni se mund të ketë sërish një kthim të Metës pas?!
Për të parë sjelljen e një politikani të veçantë në këto vite, së pari duhet analizuar terreni politik ku ata formohen dhe veprojnë. Nga përvoja e deritanishme karakteri i protagonistëve dhe zhvillimet pararendëse politike-përgjigja është e vështirë.
Partia dhe elektorati konsiderohet masa që mund ta përdorësh si të duash për rrjedhojë mund të ndodh çfarëdolloj lëvizje majtas ose djathtas krejt spontane, madje edhe krejt e ndryshme nga çishte premtuar dhe që pritej. Kjo është përvoja e deritanishme!
Thuhet se një ndërgjegje e shitur një herë mund të shitet shumë herë.
Në synimet e Metës ndaj pushtetit mund të thuhet se ai kalkulon veprimet mirë dhe nuk njeh ndonjë princip që ta kufizojë ose pengojë në realizimin e objektivit. Pa u marrë me deklarimet e deritanishme emocionale apo për të testuar një gjë është pothuajse e sigurt. Një fitore e rëndësishme e PS-së forcon perspektivën e një bashkimi të tillë.
Nga të dy palët e politikës ka një gjuhë shumë të ashpër fushate. Besoni se në zgjedhje do ketë probleme?
Sa të jetë Saliu në politikë, do të ketë ashpërsi në politikën shqiptare, veçanërisht fushata. Kjo ndodh se Saliu kundërshtarin politik e shikon si boksierin në ring, natyrisht në ndeshje jo me grushte por me sharje e shpifje, kërcënime për të cilat është i veçantë. Sjellja e ashpër, agresiviteti tashmë janë bërë pjesa thelbësore e karakterit dhe sjelljes së tij sapo dyshon se dikush mund