E Diel, 1 Nëntor 2026

Jan Muehlfeit, Kryetari për Europën i Microsoft garanton mbështetjen për realizimin e projektit Shqipëria në moshën dixhitale

Kryetari për Europën i Korporatës Microsoft Jan Muehlfeit, me anë të një letre,  uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë. Zoti Muehlfeit garanton për mbështetjen e Microsoft për realizimin e projektit Shqipëria në moshën dixhitale. Në mesazhin e tij, zoti Muehlfeit shprehet: 

“I nderuar Kryeministër,

Në emër të Microsoft, dëshiroj t’Ju shpreh urimet më të sinqerta mbi rizgjedhjen dhe konfirmimin tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Siç mund të jeni në dijeni, ne kemi punuar ngushtësisht me qeverinë tuaj për tre vite dhe shpresoj ta shtrijmë këtë sërish në këtë legjislaturë.

Ne ndajmë vizionin tuaj mbi Shqipërinë si vendi me rritjen më të shpejtë në Europën Juglindore dhe besojmë se ne mund të jemi mbështetës dhe të bashkëpunojmë për ta arritur këtë.

Bazuar në të kuptuarit tim të prioriteteve të qeverisë suaj, veçanërisht në fushat e edukimit, kujdesit shëndetësor dhe potencialit të Shqipërisë në projektin e moshës së internetit, unë besoj se Microsoft ka një rol kyç në ofrimin e ekspertizës, zgjidhjeve dhe mbështetjes dhe jam i sigurt se Arsen Kurti, Menaxher i Përgjithshëm për Shqipërinë dhe skuadra e tij do të bashkëpunojnë me Ju dhe ministritë respektive.

Unë shpresoj, me të vërtetë, se ne do të kemi një mundësi për t’u takuar në Shqipëri në të ardhmen e afërme, ose unë do të isha i kënaqur t’Ju mirëprisja Juve gjatë vizitës suaj të mundshme në Bruksel. Ne presim të vazhdojmë punën me qeverinë Tuaj për të arritur vizionin e Shqipërisë në moshën dixhitale.

I juaji sinqerisht,

Jan Muehlfeit

Kryetar për Europën

Microsoft Corporation”


01/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›