E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jane bere publike emrat e pare te qeverise se re greke

Janë bërë publikë emrat e parë të qeverisë së re greke.

Ministër i Jashtëm Stavros Dimas, nënkryetar i Demokracisë së Re.

Evangelos Venizelos mbetet ministër i Financave.

Ministër i Mbrojtjes është Dimitris Avramopoulos; ministër i Brendshëm, Tasos Janitsis, ish-ministër në qeveritë socialiste deri në vitin 2004.

Ministria e Mbrojtjes i jepet partisë LAOS, ndërkohë që ministrat kryesore teë PASOK-ut mbeten në qeveri.

Udhëheqësit politikë grekë emëruan zyrtarisht Papademos, si kreun e qeverisë së përkohshme, i cili do ta udhëheqë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeministri grek Jorgos Papandreu i dorëzoi atij përgjegjësinë për zbatimin e masave të rrepta ekonomike, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, në shkëmbim të një ndihme tjetër për pagimin e borxhit që ka Greqia.

Papadimas tha se vazhdimi i përdorimit të Euros është një garanci për stabilitetin monetar të vendit dhe se grekët duhet të jenë optimistë për rezultatin përfundimtar, nëse qëndrojnë të bashkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›