Jane publikuar pamjet e termetit te fundit ne Turqi
Janë publikuar pamjet e tërmetit të fundit në Turqi si pasojë e të cilit humbën jetën 12 persona.
Kamerat e rrugës tregojnë shembjen e hotelit 6-katësh në pak sekonda, ndërkohë që treguan forcën e tërmetit prej 5.7 ballësh të shkallës Rihter që goditi sërish lindjen e Turqisë.
28 persona janë mundur të nxirren të gjallë nga rrënojat.
Kamerat ishin të vendosura në qytetin e Vanit, ku jetojnë një milionë banorë.
Nga pamjet, gjithçka dukej e qetë, por pas disa minutash, gjithçka ndryshoi.
Hoteli 6-katësh, u rrafshua brenda pak sekondash.
Pamjet vazhdojnë më tej kur gjithçka tundet me forcë, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga ndërtesat apo makinat.
Tërmeti i fundit goditi jugun e Vanit ndërsa epiqendra e tërmetit të 23 tetorit, që shkaktoi vdekjen e 600 personave u regjistrua në verilindje të qytetit.
Ende mijëra familje jetojnë në kampe të improvizuar dhe përballen me temperaturat e ulëta dhe të ftohtin.
Lëkundjet që prej atëherë kanë qenë të zakonshme në rajon, por ato të mëngjesit të së enjtes ishin më të fortat.
Turqia është një vend që shtrihet në bashkimin e tre pllakave arkitektonike dhe si rrjedhojë goditet vazhdimisht nga tërmetet.
Në vitin 1999, lëkundjet e tokës goditën qytetin e madh të Izmirit, duke shkaktuar mbi 20 mijë viktima.