E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Programi LSI per zgjedhjet e qershorit

Levizja Socialiste per Integrim ka paraqitur dje prikat kryesore te programit per zgjedhjet e vitit 2009. Ne nje prononcim per shtyp, kryetari i komitetit drejtues, Edmond Haxhinasto, njoftoi dje se LSI ka perfunduar tashme draftin e programit te saj, per zgjedhjet e vitit 2009. Sipas tij, ky program eshte konkludimi i nje procesi te gjate ne angazhimin e strukturave te LSI, te specialisteve me te mire dhe grupeve te interesit, si dhe vete qytetareve. "Propozimi yne per qytetaret shqiptare eshte nje model thellesisht social ne zhvillimi te vendit, me qellim qe rritja ekonomike e vendit te kete efekte te menjehershme tek cilesia e jetes se qytetareve", sqaroi Haxhinasto. Programi i LSI-se organizohet rreth tre shtyllave kryesore, punesimit, luftes kunder varferise dhe garantimi i jetes se qytetarit, qe do te realizohen sipas kesaj partie nepermjet nje perqasje origjinale, duke u perqendruar ne riparimin dhe eliminimin e barrierave dhe pengesave.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›