Janinë, arrestohet shqiptari me 105 kg marijuanë

Lajmin e bën të ditur policia kufitare e qarkut të Gjirokastrës, duke cituar policinë greke.
“Alket Rami nga Fieri nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë greke për të ndaluar, teksa po udhëtonte drejt kryeqytetit helen me automjetin tip ‘Benz’, por bëri rezistencë duke rrezikuar jetën e oficerëve të policisë”, thekson policia kufitare e Gjirokastrës, duke shtuar se “29-vjeçari u arrestua 1 kilometër në brendësi të territorit grek.
Të njëjtat burime saktësuan se gjatë operacionit për ndalimin e Alket Ramit u aktivizua edhe policia kufitare e Gjirokastrës. “Ndalimi i trafikantit shqiptar u mundësua falë bashkëpunimit dypalësh. Gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë, por pranoi të bashkëpunoje”, citojnë burimet zyrtare.
“Specialistët grekë të hetimit kanë konstatuar se brenda automjetit u gjetën 93 pako të mbështjella me letër natribantë, si dhe dy telefona celularë. Është ende herët të saktësojmë origjinën e lëndës narkotike, por besohet se ajo mund të këtë mbërritur nga Vlora ose nga Lazarati”, gjithnjë sipas policisë.
/Start/E.B/
2011-10-22 22:18