E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mohon çështjen “Lavitola”

Madje, Meta thotë se nuk ekziston asnjë “Lavitola”, një gazetar italian ndaj të cilit po zhvillohen hetime nga drejtësia javët e fundit. "Nuk ekziston asnjë çështje Lavitola", ka thënë Meta nga Shkodra.

Ai akuzoi edhe gazetën  “La Republika” për shpifje në emër të tij, duke theksuar se “gazeta do të jetë e detyruar të zbardhë vendimin e gjykatës dhe të kërkojë falje”. Ai foli edhe për bashkëpunimin midis partive politike, duke theksuar se forcat që drejton është e gatshme për dialog.

Sipas tij, reforma duhet te jete ne përputhje me rekomandimet dhe të jetë një reformë gjithëpërfshirëse. “Reforma Zgjedhore duhet të përfshijë të gjithë klasën politike dhe ne jemi gati për realizimin e saj”, tha Meta, pas takimit me simpatizantë të partisë së tij. Për sa i përket zgjedhjes së presidentit, Meta tha se “ka çështje edhe më të rëndësishme për të diskutuar, siç është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë që do të shënohet në vitin 2012″. /Start/

                                                                                             2011-10-22 16:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›