E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janis Papadimitriou Kriza ne mediat greke

Pas pesembedhjete vjetesh pune si gazetare Valia Kaimaki ndodhet para nje hici. Gazeta "Eleftherotypia", ku ajo ka punuar prej kohesh. rrezikon te mbyllet. Punonjesit bejne greve, sepse redaktoret qe nga gushti 2011 nuk kane marre me rroga. Qe nga fundi i dhjetorit gazeta nuk ka dale me. Personeli ka shtypur vetem nje fletushke per greven. Ne fakt investitoret e ndryshem sinjalizojne interes per te blere gazeten, por shtypshkronja ka bere kerkese per insolvence, sepse nuk eshte ne gjendje te paguaje.

"Eleftherotypia" konsiderohej qe prej themelimit te saj ne vitin 1975 si nje gazete shembullore liberale. Me dhjetera mije lexues dhe me reklama, qe sillnin shume fitime. Por menaxhimi i gazetes ka deshtuar dhe per shkak te keqmenaxhimit per vite me radhe dhe te politikes se klientelizmit, ankohet Valia Kaimaki.

"Menjehere pasi isha punesuar m'u tha me mirebesim, se kjo gazete funksionon si nje ndermarrje shteterore", kujton gazetarja. "Dhe e thene me fjale te tjera: te afermit dhe miqte kane zene ketu pune, pa iu marre parasysh kualifikimi." Keshtu eshte krijuar nje klike, e cila fitonte jashte mase mire. Rrogat deri ne 30.000 euro ne muaj nuk ishin nje rast i vetem.

Nepotizem i shfrenuar

Valia Kaimaki, e cila ka studiuar ne France, erdhi ne vitin 1998 te "Eleftherotypia" dhe beri emer si redaktore per temat e jashtme dhe shefe e sherbimit te botimit te "Le Monde Diplomatique" ne gjuhen greke. Ajo perjetoi epoken e arte te Greqise. Boset e medieve, por edhe botues te vegjel, merrnin para ne burse, apo me kredi te lira bankare dhe ngrinin stacionet e tyre. Ne kete menyre u punesuan mijera gazetare, por shume prej tyre si fuqi pune te lira dhe te zevendesueshme. "Ishte nje flluske, qe dikur do te pelciste", pohon Kaimaki sot. Mediet nuk ushtronin me kontrollin demokratik, por ishin futur nen nje mbulese me politiken dhe ekonomine dhe gazetaret nuk kane protestuar. "Ne thelb shumica ishin te lumtur, qe kishin nje pune", thote redaktorja e dikurshme.

Varesia nga shteti

Ndikimi i shtetit dhe i sipermarrjeve te fuqishme eshte keqja me e madhe e gazetarise greke, thote ekonomisti dhe redaktori ekonomik Athanassios Papandropoulos, kryetari i grupit grek te bashkimit te gazetareve evropiane (AEJ). Te gjithe botuesit dhe gazetaret e vendit e kishin lene pas dore kritiken sociale dhe funksionin kontrollues, ose e mohonin, per te mos humbur sipermarrjet shteterore si kliente reklamash. "Mediet jane ne pjesen me te madhe te varura nga shteti, sepse ai kontrollin tradicionalisht me shume se 50 per qind te tregut te reklamave", thote Papandropoulos. Sidomos shtypi rajonal varet nga reklamat shteterore, megjithese gjykata greke e auditoreve e ka kritikuar disa here kete. Pervec kesaj shume gazetare kane punuar krahas kesaj ne sipermarrje shteterore, apo baka, si ne sektorin e shtypit, apo si keshilltare. "Prandaj nuk me habit fakti, qe ata informojne ne menyre siperfaqesore dhe te distancuar per korrupsionin dhe shperdorimin e parave nga shteti", ankohet redaktori. "Ne detaje nuk do qe te hyje askush."

Kriza si shans

Ne te kaluaren baba shteti ka subvencionuar me bujari edhe fondet e pensioneve te gazetareve. Por sigurimi i pleqerise rrezikohet nga humbje miliardeshe, jo vetem si pasoje e krizes, por edhe sepse sindikatat dhe fondet e pensioneve te shtypit kane spekuluar me obligacionet e qeverise. Ne qofte se sistemi deficitar i pensioneve nuk reformohet sa duhet, gazetaret e sotem duhet te presin nje pension prej 180 eurosh ne muaj, kur te plaken. Kete e ka llogaritur Papandropoulos. Nga kriza vuan cilesia gazetareske. "Ne sot duhet te kenaqemi me nje ushtri punonjesish te pakualifikuar dhe te paguar keq, qe kane humbur punen nga kriza dhe luftojne vetem per te mbijetuar", thote ekonomisti. Shume nga keto njerez do ta kuptonin gazetarine vetem si argetim dhe nuk e marrin seriozisht lirine e shtypit. Ne te njejten kohe Papandropoulos eshte edhe optimist: ai shpreson, se sipermarrjet serioze te medias do te dalin te forcuara nga kriza dhe do ta bejne hapin e nevojshem cilesor. "Prandaj gjendja e sotme do te sillte me vete edhe nje fare pastrimi te tregut, por per fat te keq pas dhjete, apo pesembedhjete vjetesh."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›