E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janis Ricos, aktivitete për 100-vjetorin e lindjes

Poeti dhe personaliteti gjenial i letrave dhe kuturës greke, Janis Ricos do të përkujtohet në 100-vjetorin e Lindjes me një sërë aktivitetesh të organizuara për tri ditë rresht nga Fondacioni Grek i Kulturës dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë. Në një takim me mediat, u bënë të ditura detajet e këtyre aktiviteteve ku do të marrin pjesë 115 aktorë, muzikantë, koristë, akademikë e pedagogë universiteti. Synimi i këtij aktiviteti është familjarizimi i publikut shqiptar me këtë kolos të kulturës greke, që me veprat e tij shpërtheu kufijtë grekë për t’u pëlqyer e adhuruar botërisht. Sipas organizatorëve aktiviteti triditor ka si ambicje të hulumtojë qasjet e veprës së Ricosit me kulturën shqiptare. Aktiviteti i parë i kushtohet Ricosit si poet. Më pas një aktivitet në Akademinë e Arteve do ta evidentojë këtë figurë poliedrike në artet figurative. Ricos përmes muzikës, do të vijë me anë të një koncerti sinfonik në Teatrin e Operas, ku do të prezantohet cikli i këngëve “Epitafios” me vargje të Ricosit dhe muzike të kompozitorit të madh grek Mikis Theodhorakis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›