Pakistan, 23 të vdekur nga një sulm kamikaz
Lahore - Të paktën 23 persona mbetën të vdekur nga një atentat kamikaz në qytetin e Lahores, Pakistan. Kamikazi, i cili plagosi edhe 250 persona të tjerë, përplasi automjetin e mbushur me eksploziv me ndërtesën e rajonit të policisë.
"Deri tani kemi informacione për 23 të vdekur", tha oficeri i policisë, Prevez Butt. Ndërsa një doktor i qendrës më të madhe spitalore të qytetit tha se 250 persona kanë mbetur të plagosur.
"Deri tani kemi informacione për 23 të vdekur", tha oficeri i policisë, Prevez Butt. Ndërsa një doktor i qendrës më të madhe spitalore të qytetit tha se 250 persona kanë mbetur të plagosur.