E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vizitë në Arabinë Saudite

Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama do të kryejë një vizitë pune në Arabinë Saudite më 3 qershor. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs deklaroi se Obama do të takohet më 3 qershor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, me Mbretin Abdullah. Zëdhënësi sqaroi se gjatë vizitës nuk do të ketë ndonjë aktivitet në publik.

Obama pritet të bisedojë me Mbretin Abdullah rreth programit nuklear të Iranit, procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkaq, më 4 qershor Presidenti i SHBA-së Barak Obama do të kalojë në Egjipt, kupritet që me anë të një fjalimi, ai do t'i drejtohet botës islame.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›