E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni ne veri. Kuvendi seance te jashtezakonshme Thaci Ska kthim pas

Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyrë parësore dhe për këto parime nuk do të ketë kompromis, premtoi kryeministri i Kosovës  Hashim Thaçi, në seancën e sotme të jashtëzakon shme të  Kuvendit të Kosovës. 

"Nuk do bëjmë asnjë hap mbrapa. Masat e reciprocitetit me Serbinë do të instalohen dhe zbatohen në gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe kjo do të zgjasë derisa Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim", ka deklaruar  hashim  thaci para parlamentarëve kosovarë  ndërsa  akuzoi sërish  Beogradin për organizimin e dhunës.  

“Një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e struktura paralele serbe dhe autoritetet e motivuara nga autoritetet e Beogradit kanë sulmuar fillimisht pikën 1 dhe pastaj pikën 31. Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat më të larta politike të qeverisë së Serbisë”- tha Thaçi.

Kuvendi i Republikës së Kosovës filloi seancën plenare me një minutë heshtje për të nderuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë aksionit të Policisë në veri. Dhunën e grupeve të serbëve në veri e kanë dënuar edhe zyrtarët e Beogradit të cilët mendojnë se akte të tilla favorizojnë  politikën e Prishtinës.

"Qeveria e Serbisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi, të qëndrojnë të qetë, të distancohen  nga dhuna dhe të mos i përgjigjen provokimeve. Pozicioni i qeverisë serbe është që të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Dhuna, nga çdo anë, nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemin. Qeveria serbe mendon    duhet të evitohen  presionet  sidomos presionet e dhunshme që mund të dëmtoj në, ose të ndalin dialogun. Për ne, dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në Kosovë dhe Metohi, e vetmja mënyrë për të arritur stabilitetin në këtë rajon, dhe për të arritur pajtimin historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve"-tha Zëdhënësi i qeverisë serbe Milivoje Mihajloviç.

Pas incidenteve të mbrëmshme, diku pas mesnatës e këndej, situata në veri të Kosovës raportohet të jetë më e qetë Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë njoftuar se pika kufitare 1 në Jarinë është mbyllur për shkak të dëmtimeve të rënda në infrastrukturë dhe rrezikut nga shembja.

Në një komunikatë për opinion, KFOR-i njofton se kamionët nuk janë lejuar të futen nëpërmjet kësaj pike, kurse automjetet e vogla private mund të kalojnë kufirin në rrezik të tyre, ndonëse do të kontrollohen nga KFOR-i dhe bastisen për armë.  Në pikën kufitare 31 në Bërnjak, njoftojnë paqeruajtësit, kon trollet janë shumë të rrepta për shkaqe sigurie. KFOR-i njofton se vazhdon të zbarkojë trupat e veta në tërë veriun e Kosovës për të ruajtur qetësinë, sigurinë dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Bul Salihu

Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›