E Diel, 1 Nëntor 2026

Jankoviç bëhet numri 1 në botë

Jelena Jankoviç është numri 1 në tenis për femra. Ajo kaloi në klasifikim Serena Uilliams, duke kryesuar për herë të dytë në karrierë klasifikimin botëror. Ulliams, e cila ka mbajtur këtë pozicion në katër javët e kaluara, fitoi përballë Jankoviç në finalen e "U.S. Open". Gjithsesi, eliminimi i papritur i amerikanes në turin e dytë të turneut në Shtutgart nga kinezja Li Na, bëri që pas përllogaritjeve të reja vendi i parë t‘i kalojë 23-vjeçares nga Serbia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›