E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo lë Ouenin jashtë kombëtares

Emri i Majkëll Oueninit nuk duket në listën e 23 të grumbulluarve nga trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, për impenjimin e dyfishtë në eliminatoret e Botërorit kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Sulmuesi i Njukasëllit ishte përjashtuar edhe në muajin shtator, sepse nuk ishte në formën më të mirë, por tashmë mosgrumbullimi i tij bën më shumë zhurmë, pasi që atëherë sulmuesi ka luajtur të gjashta ndeshjet me skuadrën e tij, duke realizuar edhe tre gola. Ndërkohë mes 23 të grumbulluarve janë edhe Bekham e Runi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›