E Diel, 1 Nëntor 2026

Jankulovska nuk do të tërhiqet nga posti

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, nuk mendon të japë dorëheqje nga funksioni, si akt moral pas vrasjes së të riut maqedonas Martin Neskovski, nga ana e anëtarëve të forcave speciale policore “Tigra”.
 

Një gjë të tillë tashmë për dy javë resht e kanë kërkuar të rinjtë nëpër protesta.
 

“E drejta e protestës së qetë është e garantuar dhe e pacenueshme, kurse protestat të cilat mbahet tani për dy javë e vërtetojnë atë. Edhe pse pjesa më e madhe e shënimeve janë në lidhje me MPB-në, ministrinë jo selektive dhe si askush tjetër mban rend publik dhe paqe që të mundësohet e drejta e protestave.
 

Në lidhje me kërkesat për përgjegjësi personale dhe dorëheqjen time, tani jam përgjigjur dhe nuk kisha dashur ta përsërisë, mirëpo kështu, siç ju keni të drejtë në mendimin dhe qëndrimin tuaj, t`ia lejmë atij i cili ka mandat për përbërjen e qeverisë së re, të shohim kë do ta thërrasë të marr pjesë në qeverinë e re”, citojne mediat fjalët e Jankulovskas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›