Jankulovski përfundon karrierën?

Lajme të këqija për Marek Jankulovskin. Ish-mbrojtësi i Milanit ka këputur ligamentet e gjurit të majtë pas vetëm gjashtë minutave lojë në rikthimin e tij në fushë në fanellën e Banik Ostravas në Kampionatin çek.
Tani nuk përjashtohet mundësia që ish futbollisti i Napolit e Udineses të përfundojë karrierën pas dëmtimit të rëndë.
Jankulovski, 34 vjeç e kishte filluar karrierën e me gjasë edhe do të pensionohet te ekipi Banik Ostrava.