E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Zagreb Film Festival

Me projeksionin e filmit britanik "Tiranosaur", me regji të aktorit Paddy Considine, që është një rrëfim i pazakontë për lidhjen emotive ndërmjet një alkoolisti vetë-destuktiv dhe një punonjëse humanitare të krishterë, të dielën mbrëma është hapur Festivali i 9’të i Filmit në Zagreb. Gjatë tetë ditëve të tij do të shfaqen 90 filma.

Në ceremoninë e hapjes u nda shpërblimi Albert Kapovic, i Shoqatës së Producentëve Kroatë, i cili në shenj kujtimi për themeluesin e Qendrës Audiovizuele të Kroacisë (HAVC) ndahet nga viti i kaluar.

Ndryshe, programi garues i festivalit përfshinë 11 filma të metrazhit të gjatë, 10 të metrazhit të shkurtër, dhe 13 filma dokumentarë, si dhe tetë filma të shkurtër kroatë, në kuadër të programit ‘Kockice’ (Kubëzat).

Nga filmat kroat, në festival do të shfaqen si premiera filmat "Oblak" (Reja), i Miroslav Sikavica, Marijine" i Željka Sukova, dhe "Zemlja Znanja" (Vendi i Dijes) Sasa Ban, i cili flet për bllokadën e Fakultetit Filozofik në Zagreb, në vitin 2010.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›