Jansa: Kushtet per dhenien e statusit, te papranueshme Eva Gjura
Shqiperia ka treguar pjekuri politike ne realizimin e reformave te kerkuara nga BE, por eshte e papranueshme, qe nje vendi kandidat t'i kerkohet plotesimi i te gjitha kushteve para se te fillojne negociatat. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri slloven Janez Jansa, i ndodhur ne Tirane per te festuar se bashku me shqiptaret 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Duke vleresuar marredheniet shume te mira mes Sllovenise dhe Shqiperise, kryeministri slloven gjate takimit me kryeministrin Berisha eshte shprehur se Sllovenia mbeshtet plotesisht anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropiane dhe vlereson reformat qe Shqiperia ka realizuar gjate ketyre viteve per te plotesuar endrren e saj evropiane. Gjithashtu ai ka vleresuar se ne familjen evropiane nuk eshte vetem Sllovenia mbeshtetese e Shqiperise per t'iu bashkuar BE dhe per te ndihmuar rrugetimin e saj. Kryeministri slloven ka sjelle ne kujtese faktin se para dhjete viteve ka qene edhe Sllovenia pothuaj ne nje situate te ngjashme me Shqiperine, duke filluar negociata me partnere te ndryshem per t'u anetaresuar ne BE. Duke e vleresuar kete proces si te rendesishem, kryeministri slloven ka theksuar se, ata duan thjesht, qe masat te jene per te gjithe te barabarta dhe te njejta. "Kjo do te thote se ne nuk mund te kerkojme nga nje vend kandidat, qe te plotesoje te gjitha kushtet e kerkuara para se te fillojne negociatat. Kur te filloje Shqiperia negociata te metejshme, do te hapen 35 kapituj te tjere, te cilat duhet te plotesohen, nga ekonomia, kultura, arsimi, shkenca e keshtu me radhe. Cdo kapitull duhet te hapet, te shqyrtohet e te mbyllet. Pastaj do te behet nje vleresim i pergjithshem se sa i ka plotesuar nje shtet i caktuar, standardet e kerkuara prej saj", u shpreh kryeministri slloven. Gjithashtu ai theksoi faktin se, "tani per tani eshte e panevojshme te kushtezohet dikush qe te beje ndryshime ne ligje, ne akte ligjore e nenligjore, ende para se te fillojne negociatat. Eshte nje kerkim i panevojshem, i paarsyeshem". Ai shtoi se, ligjet, kushtet qe ishin percaktuar me pare qe duhej te plotesonte Shqiperia si, votimi i ligjit per imunitetin etj., te gjitha keto, Shqiperia i ka plotesuar. Gjithashtu ai ka nenvizuar faktin se ne kete beteje politike, rol te rendesishem ka edhe Komisioni Evropian, qe do te jape mendimin e tij, qe patjeter do te merret ne konsiderate. "Propozimi i tyre do te merret me seriozitet, kurse ekziston nje kufi i caktuar, ku duhet fuqishem te mbrojme te drejta te barabarta, kritere e kushte te barabarta, qe kerkohen nga vendet", tha kryeministri slloven.