E Hënë, 2 Nëntor 2026

Januçi vëzhgon ndërtimin e portit të depozitave

10/03/2005  Ambasadori italian, në dy ditë, dy herë në Vlorë

VLORË – Ambasdori italian në Tiranë, Masimo Januçi, për të dytën ditë radhazi ka shkuar dje në Vlorë. Pas vizitës në Gjirokastër e Përmet, Januçi ka mbërritur në Vlorë, për t’u njohur e interesuar me ecurinë e punimeve në terren, për sa i përket projektit për ndërtimin e një porti të madh depozitash karburanti nga firma Italo-Rumena, në vendin ku vite më parë funskiononte uzina e sodës kaustike.

Historia e projektit Italo-Rumena, ka filluar rreth një vit më parë. Nga ana e qeverisë shqiptare i është premtuar qeverisë italiane dhënia e një sipërfaqeje prej 10 km2, ku pritet të ndërtohet një port e një sistem gjigant depozitash në këtë sipërfaqe. Në fazën ndërtuese pritet të punësohen rreth 2 mijë punëtorë e specialistë. Projekti parashikohet të ndërtohet në tre faza me një shumë prej 30 milionë euro.

Sipas marrëveshjes shqiptare mësohet se ky port do të ketë të drejtën ekskluzive për shitjen e produkteve të karburantit në këtë treg të Jugut.

Sipas ambasadorit italian Masimo Januçi, “një projekt i tillë, që do të pasuroj gjithë zonën në fjalë, është padyshim një diçka e mirë për zonën. Të mos harrojmë se ka edhe një projekt për investimin total të portit të Vlorës”, ka kujtuar Januçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›