Procesi i Bolonjës, universitetet dy vjet “në vend numëro”
10/03/2005 Vjet duhet të përfundonte suplementi i diplomës, këtë vit duhet të përfundojnë kurrikulat
Po kalojnë dy vjet nga koha kur Ministria e Arsimit ka deklaruar se në fund të viti 2005 do të përfundonte hartimi i kurrikulave mësimore dhe suplementin e diplomës do ta merrnin të gjithë në dorë. Ministria e Arsimit ka deklaruar se diplomës së arsimit të lartë do t’i bëhej gati suplementi në fund të vitit 2004. Për këtë arsye Ministria e Arsimit kishte përgatitur dhe një plan veprimi, ku deri në fund të vitit 2005 duhej të përfundonte dhe hartimi i kurikulave, programeve të reja mësimore. Por, një vit ka kaluar dhe për suplementin e diplomës ende nuk diskutohet, ndërsa hartimi i kurrikulave po përfundon vetëm në dy, tre fakultete të Universitetit të Tiranës, ndërsa për ato të rretheve as që bëhet fjalë. Në suplementin e diplomës do të shënohen pikët që merrë studenti për secilën lëndë të dhënë provim. Pikët e kreditit janë “njësia matëse”, e njëjtë për çdo universitet evropian. Ajo do të merret nga të gjithë që kanë një diplomë dhe do të lëshohet deri sa të përfundoj procesi i Bolonjës.
Universiteti i Tiranës
Dje u zhvillua një takim në Universitetin e Tiranës, ku u diskutua mbi hartimin e kurrikulave të reja. “Ky vit është detyrim institucional dhe ne duhet ti paraqesim qeverisë për miratim dhe në të gjitha strukturat e shtetit, që nga këshillat e departamentit, të fakultetit,senatetet dhe deri në Ministri miratimin e planeve mësimore, të cilat do të strukturohen këtë radhë sipas sistemit të Bolonjës”, tha Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. UT ka gati kurrikulat e gjuhëve të huaja. Ndërkohë vjet u fut kurrikula e re në degën e gazetarisë dhe shkolla e studimeve evropiane ka një kurrikul të re.
Gjuhët e huaja
“Kemi një vit e gjysëm që përpiqemi të bëjmë kurrikulat e reja, dhe dua të them se ne i kemi mundësitë që të realizojmë këtë reformë. Deri në fund të prillit të gjitha kurrikulat e gjuhëve të huaja do të jenë të përgatitura. Në nilevin tre-vjeçar do të jenë 15 diploma. Parashikohen katër diploma master“, thotë Nonda Varfi, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të huaja.
Suplementi, siguron njohjen e diplomës
Suplementi nuk është tjetër veçse një shtojcë që do të ketë fuqinë ta bëjë diplomën shqiptare të vlefshme për vendet jashtë Shqipërisë. Suplementi është një zgjidhje e përkohshme, në pritje të mbarimit të procesit të akreditimit të universiteteve shqiptar. Akreditimi është vlerësimi me pikë, që duhet të ketë çdo diplomë dhe çdo lëndë e shënuar në të. Specialistët kanë deklaruar se duhet goxha kohë derisa procesi i akreditimit të zërë vend në arsimin e lartë shqiptar, jo pak por rreth 10 vjet. Meqë shqiptarët e kanë të nevojshme njohjen e diplomës jashtë kufijve, ministria dhe rektoratet kanë ofruar përkohësisht suplementin e saj.
Si do të bëhet vlerësimi me kredite
Një pikë krediti do të përmbajë mesatarisht 25 orë, ku secila orë do të jetë 60 minutëshe. Nga këto 50 për qind janë orë mësimi në auditor dhe 50 për qind janë punë e pavarur e studentit. Ai kalon në vitin tjetër akademik, kur fiton 30 kredite. Por jo vetëm njohuritë e studentit do të maten me pikë, por dhe vetë lëndët vlerësohen me pikë. Kështu një semestër do të ketë afërsisht 30 kredite ECTS,(standart i diplomave evropiane). Një vit akademik do të ketë 60 kredite. Diploma universitare me kohëzgjatje 3-vjeçare të studimit do të përmbajë 180 kredite. Nëse zgjat ligjërisht më tepër se tre vjet, atëherë për çdo vit më tepër do të përmbajë 60 kredite më shumë. Ngarkesa mesatare javore e kursit të studimit në auditor do të jetë 25 orë 60 minutëshe, pra 5 orë në ditë. Ngrkesa vjetore e studentit është 1200 deri 1500 orë fizike nga të cilat gjysma pra 600 deri 700 orë fizike realizohen në auditor.
Notat dhe kreditet
Lëndët organizohen në module. Moduli duhet të përfshijë të gjithë elementët e mësimdhënies, të cilat vlerësohen nga një notë. Një vit akademik do të përmbajë të paktën 10 module. Në listën e notave do të shënohet nota sipas sistemit të vlerësimi nga 1 deri në 10, anash saj do të jenë kreditet dhe shkalla ECTS, kreditet. Kreditet do të konsiderohen të fituara në rastet kur studenti është vlerësuar me notë kaluese në lëndën përkatëse. Çdo fakultet përcakton sasinë e krediteve të detyrueshme për lëndë të caktuara pa fitimin e të cilave studenti nuk kalon në vitin pasardhës edhe kur ka fituar 30 kredite.
Niveli i universiteteve
Degët që lëshojnë diploma të njëjta duhet të kenë të paktën 70 për qind të planit mësimor të ngjashëm. Pra, diploma e gjuhë-letërsisë së lëshuar nga Universiteti i Shkodrës që të ketë të njëjtën vlerë me atë të Tiranës, duhet të kenë njësoj 70 për qind të planit mësimor.
Ndarja e kredive
1 pikë krediti ka mesatarisht 25 orë për lëndë, ku gjysma zhvillohen në auditor
Për të kaluar në vitin pasardhës duhet të fitosh 30 kredite
Diploma universitare 3-vjeçare përmban 180 pikë krediti
Diplomat e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë, veterinari, arkitekturë do të zgjasin 5 deri 6 vjet, pas tre vjetëve do të fitojnë 60 kredite më tepër për çdo vit
Vlerësimi me notë do të nisë nga 1 deri në 10, anash do të vendosen pikët e kreditit të fituara