Ngrohje qendrore, 0.01 e familjeve
10/03/2005 Ngrohje qendrore marrin vetëm 0.01 për qind e popullsisë, thuhet në Raportin e Zhvillimit Njerëzor, të këtij viti. Megjithëse është vendosur si kusht në lejen e ndërtimit, krijimi i tubacioneve për të siguruar ngrohje qendore, përsëri kjo lloj ngrohjeje përdoret shumë pak. Ndërtuesit e parashikojnë dhe kaldajën, por familjet nuk i instalojnë më pas. Kjo pasi përdorimi i kaldajës së përbashkët, është gti i pamundur, pasi shqiptarët e kanë të vështirë të paguajnë të gjithë bashkë. Çdo familje mund të vendosë kaldajën e saj, që kushton një soj sa një e vetme për gjithë pallatin. Por, nuk është ky problemi. Të ngrohesh e të gatuash me gaz, apo naftë harxhon gati njësoj sa po të përdorje energji elektrike. Gjendja e ngrohjes nuk është përmirësuar pas viteve ’90. Shumica e popullsisë rreth 58.1 për qind përdor soba me dru për ngrohje, e ndjekur nga ngrohja me gaz dhe rrymë elektrike. Me gaz ngrohen 25.4 për qind e popullsisë, me rrymë elektrike 13.5 për qind.