Shuhet një gjak, pajtohen dy fise
10/03/2005 Shifra kontradiktore mes policisë dhe misioneve të pajtimit të gjaqeve për gjakmarrje
SHKODËR - Pajtim gjaqesh në fshatin Ganjoll, të Shkodrës. Kanë qenë dy familjet më të mëdha në këtë fshat, përkatësisht familja e Mëhill Mëhillit dhe e Rrok Ndocit, që para një viti kishin pasur një ngatërresë banale, e cila kishte precipituar në fenomenin e gjakmarrjes.
Pajtimi
Në grindje e sipër, meshkujt e familjes së Rrok Ndocit kanë goditur rëndë djalin e familjes Mëhilli, por megjithëse nuk pati viktima, “gjaku i dalë” e la konfliktin e hapur, duke e çuar në ekstremin e gjakmarrjes. Pas kësaj ngjarjeje, 40 meshkujt e fisit të Rrok Ndocit u ngujuan në shtëpitë e tyre, duke qëndruar përreth 8 muaj në ruajtje nga njëri-tjetri dhe duke krijuar kështu një problem jetese për familjet e tyre, që filluan të mbaheshin vetëm nga puna e grave të tyre në bujqësi. Pajtimi i këtyre familjeve u bë i mundur nga puna e pandërprerë e shoqatës së “Misionarëve të Paqes e të Pajtimit Kombëtar”. Kryetari i kësaj shoqate, Mustaf Daija, shprehet se negociatat për pajtimin e dy familjeve dhe mbylljen e këtij gjaku kanë qenë shumë të vështira, ku na është dashur që për 8 muaj të bëjmë mbi 10 takime për të arritur në përfundimin pozitiv. Shuarja e këtij konflikti, theksoi ai, parandaloi një gjakmarrje të madhe, që mund të bëhej në këtë fshat. Pajtimi i këtyre dy familjeve u bë në një vend të shenjtë, ku të dy familjet, sipas traditës së shqiptarëve, i dhanë besën njëra-tjetrës për pajtim. Pasi i dhanë besën njëri- tjetrit, burrat shkëmbyen vizitat, duke pirë kafe në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe duke u konsideruar tashmë miq mes tyre.
Gjakmarrja
Burimet nga Qarku i Shkodrës bëjnë të ditur se në të gjithë këtë qark numërohen rreth 300 familje të ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes, dhe ndër to llogariten rreth 120 fëmijë të ngujuar, që nuk mund të vazhdojnë shkollën. Të njëjtat burime theksojnë se që nga viti 1990 e deri më sot numërohen mbi 400 nxënës, që kanë braktisur shkollën nga fenomeni i gjakmarrjes. Për këtë kategori fëmijësh, Drejtoria Arsimore e Qarkut Shkodër është duke hartuar një projekt, sipas të cilit do të krijohet mundësia e gjetjes së mësuesve për t’i mësuar këta nxënës në shtëpitë e tyre në mënyrë që të arsimohen paralelisht me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa një pasqyrë tjetër duket se vjen nga burimet zyrtare të policisë së këtij qarku. Sipas burimeve zyrtare nga krerët e policisë së qytetit verior, i kanë dhënë detyrë inspektorëve të Policisë së Rendit që të kontaktojnë me të gjitha familjet që vuajnë nga probleme të tilla si hakmarrja dhe gjakmarrja dhe sipas rastit të marrin dhe denoncimet konkrete ndaj personave që i kanë ngujuar ata. Bazuar në të dhënat e grumbulluara, nga takimet e drejtpërdrejta me familjet e ngujuara, të punonjësve të policisë së zonës dhe të inspektorëve të policisë kriminale, rezultojnë të jenë 167 persona të ngujuar në shkallë Qarku ose 66 familje. Shkodra është i vetmi qytet, ku nga Ministria e Rendit Publik është parë si e domosdoshme krijimi i një zyre të posaçme që do të merrret me fenomenin e gjakmarrjes.
Motivi i gjakmarrjes
Për vitin 2003
Janë evidentuar 22 vrasje, zbuluar 22
Janë arrestuar 13 autorë vrasjesh, 16 janë shpallur në kërkim
Janë zbuluar 18 vrasje të vjetra, për të cilat janë arrestuar 16 autorë
Janë kapur 105 persona të shpallur në kërkim, nga të cilët 57 për vrasje.
Për vitin 2004
Janë evidentuar 8 vrasje, zbuluar 8, vetëm një rast është për gjakmarrje.
Janë arrestuar 10 autorë e bashkëpunëtorë të vrasjeve të ndodhura, 4 janë shpallur në kërkim. Rifilluar 3 procedime penale të vrasjeve të vjetra.
Gjatë këtij viti është bërë e mundur që të kapen 40 persona të shpallur në kërkim, ku 16 prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë.
Për sa i përket numrit të familjeve të ngujuara:
Nr.
Rrethi Familje në hasmëri
Familje të ngujuara Persona të ngujuar Fëmijë që nuk shkojnë në shkollë