Patriarku serb Irinej shtyn inagurimin e tij në Kosovë
BEOGRAD- Ceremonia inaguruese për kreun e kishës ortodokse serbe Irinej, që ishte planifikuar të mbahej në Kosovë në prill, është shtyrë. Kisha ka njoftuar se ceremonia do të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti, por pa saktësuar ndonjë datë.
Irinej e ka marrë detyrën në dy ceremoni të zhvilluara në janar në Beograd. Ceremonia e tretë zhvillohet në patriarkanën e Pejës në Kosovë.
Kjo është hera e parë, që një ceremoni e tillë do të mbahet në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë.
Patriarku serb njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës. Për inagurimin e tij në Pejë ai ka deklaruar më herët se atje “është toka jonë”, duke provokuar rëndë popullin kosovar.
(m.a/BalkanWeb)