E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janukovic synon të sigurojë Perëndimin

Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Janukovic, hodhi poshtë vlerësimet se ai është një lodër e Kremlinit, në intervistën dhënë gazetës britanike, The Daily Telegraph.

Ai theksoi se Perëndimi do të përfitojë nga funksioni i tij i ri, e madje edhe premtoi që t’i jap fund kërcënimit të rrjedhës së gazit rus nëpër territorin e vendit të tij për në Europë.

“Kam nxjerrë leksione nga gabimet që kam bërë në të kaluarën. E vërteta është se unë jam në anën e Ukrainës. Dëshiroj marrëdhënie të baraspeshuara dhe pragmatike me partnerët tonë strategjik”, tha Janukovic.

Yanukovic në zgjedhjet presidenciale mposhti me rezultat të ngushtë kryeministren aktuale të Ukrainës, Yulia Tymoshenkon. Tymoshenko ripërsëriti akuzat e saj se Yanukovic ka fituar, me ndihmën e manipulimit të votave.

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka pranuar si të ligjshme fitoren e Janukovicit, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka theksuar se nuk do ta shqyrtojë ankesën e Tymoshenkos.

Pritet që Janukovicit do ta detyrojë Tymoshenkon që të jep dorëheqje nga funksioni i kryeministres, në kuadër të përpjekjeve të tij për të konsoliduar pushtetin.

Janukovic theksoi se Europa tani mund të fle e qetë, ngase Ukraina nën kryesimin e tij nuk do të përfshihet në grindje për gaz me Rusinë, grindje këto të cilat kanë karakterizuar marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve gjatë viteve të kaluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›