E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria civile në Kosovë kërkon mbylljen e procesit ndaj Albin Kurtit

Prishtinë, 14 shkurt, NOA- Rreth 40 organizata
joqeveritare të Kosovës kanë kërkuar sot mbylljen e procesit gjyqësor ndaj drejtuesit
të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Shoqatat të grupuara në emrin Këshilli
Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar
dje se kërkesa do u dëgohet të gjitha institucioneve të Kosovës dhe
ndërkombëtarëve.

Ata kanë argumentuar se procesi gjyqësor i
rihapur nga EULEX-i duhet të mbyllet, sepse ky proces dëmton funksionimin e
demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon
Murati tha se apeli do tu drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke
thënë se ky është proces i montuar politik.

Procesi ndaj Albin Kurtit është paralajmëruar
të fillojë nesër në ora 10:00. Të njëjtën kohë, ky Këshill ka thënë se do të
fillojë nënshkrimi i një peticioni nga ana e qytetarëve kundër gjykimit të
Albin Kurtit.

Në fund, është kërkuar që të fillohet dhe një
proces i pavarur i hetimeve, qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit
të vitit 2007, në mënyrë që të zbulohen përgjegjësit penal për vrasjen e dy
aktivistëve të Vetevendosjes, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosja
e më shume se 80 personave të tjerë.

NOA/EL

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›