E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina planifikon investime në Korenë e Veriut

Kina planifikon që të investojë me miliarda dollarë në Korenë Veriore, në kuadër të përpjekjeve të Pekinit që të bindë këtë vend të varfër që të kthehet në negociatat për çarmatosje bërthamore, është theksuar sot në një raport.

Ky lajm u publikua vetëm një javë pasi që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, i tha një të dërguari të Pekinit se Pheniani është i përkushtuar për një Gadishull të Koresë pa armatim bërthamor.

Më pas, Kim dërgoi një zyrtar të tij në Pekin, për të diskutuar për rifillimin e negociatave gjashtë-paleshe për t’i dhënë fund programit bërthamor, në shkëmbim për ndihmat ndërkombëtare për Phenianin.

Disa banka shtetërore të Kinës dhe disa kompani tjera shumëkombëshe i janë afruar arritjes së marrëveshjes, për investimin e 10 miliardë dollarëve, për të ndërtuar hekurudha, porte dhe vendbanime në Korenë e Veriut, pas negociatave që zhvilluan me një kompani shtetërore të Koresë së Veriut, njoftoi agjencia jug-koreane e lajmeve, Yonhap.

Më shumë se 60 për qind të 10 miliardë eurove do të siguroheshin nga bankat kineze, shtoi Yonhap, duke cituar disa burime anonime.

Investuesit dhe Banka e Koresë së Veriut për zhvillim pritet që të nënshkruajnë marrëveshjen muajin e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›