Januzaj i prinë gjeneratës së artë të United

Mediat angleze po i vlerësojnë mjaft talentët e Manchester United që po luajnë në ndeshjet parapërgatitore. Kësaj gjenerate i prinë talenti kosovar, Adnan Januzaj.
Gjenerata e artë me talentë si Januzaj, Lindgard e Zaha po krahasohet me gjeneratën e viteve 90-ta me Scholes, Giggs e Butt. Januzaj po quhet si Paul Scholesi i ri i Manchester United.
Sipas Moyes, Januzaj ngjanë me stilin e lojës të Shinja Kagawas. Ai e ka vlerësuar mjaft vizionin e lojës që ka në fushë supertalenti kosovar./Indeksonline/