E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli në shitje?

Njëri prej klubeve më të mëdhenj të Anglisë, Liverpooli është vënë në shitje. Për këtë ka siguruar informata tabloidi britanik, The Sun.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, amerikanët e Fenway Sports Group, pronarë të Reds në tri vjetët e fundit, kanë vendosur ende jo zyrtarisht që ta shesin pesë herë kampionin e Evropës.

The Sun shkruan se klubi nga Anfield Road kushton 350 milionë funte, diçka më pak se 400 milionë euro. Sigurisht, kjo është një mundësi ideale për sheikët arabë, ose ndonjë manjat që do të ishte i interesuar ta blinte këtë ekip të famshëm anglez./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›