E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi A, fitojnë Tirana dhe Kastrioti. Grupi B njeh vetëm barazime 0-0

U luajtën ndeshjet e treta në grupet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, ku zhvillimet më të rëndësishme ndodhën në Grupin A, ndërsa në Grupin B të dy takimet përfunduan në barazim 0-0

Kamza e trajnerit De Vekis synonte të fitonte derbin e Kupës me Tiranën për të ecur gjatë në këtë veprimtari. Fillimi u jep të drejtë kamzalinjëve që e gjejnë golin që në minutnë e 10-të me Manukën.  Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Kamzalinjtë deri në minutën e 81-të luajtën një ndeshje perfekte. Pikërisht në këtë minutë ndodh e paprituara, Gilman Lika shënon golin e barazimit, por anullohet nga gjyqtari anësor. Në fushë krijohet një kaos dhe kemi një bashkëbisedim mes kryesorit Edvin Hoxha dhe anësorit Koka. Pas konsultimeve gjyqtari Hoxha akordon gol për Tiranën dhe protestat zhvendosen në kahun e Kamzës. Pas këtij goli të pësur kamzalinjtë hutohen dhe në minutën e 90-të pësojnë golin e dytë me autor Morinën. Me këtë fitore Tirana mbetet e para me 7 pikë ndërsa Kamza mbetet me dy pikë.

Në Krujë ka bollek golash dhe është Kastrioti ai që fiton 4-2 ndaj Bylisit. Krutanët e nisën furishëm dhe në pjesën e parë shënojnë dy herë me Turdiun në minutën e 23-të dhe 26-të. Pjesa e dytë nis më mirë për ballshiotët, që në minutën e 58-të shëojnë nga pika e bardhë me nigerianin Xhon. Por në minutën e 70-të Kastrioti shënon golin e tretë me Parid Xhihanin. Në minutën e 89-të Abazaj shënon golin e dytë për Bylisin, por një minutë më vonë është Jurgen Agolli, që me golin e katërt mbyllet i gjithë takimi.

Laçi Flamurtari u zhvillua në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi, pasi fusha e Laçit është e dënuar. Ndonëse takimi u zhvillua në fushë asnjanëse dhe pas spektatorë, gjithçka ka përfunduar në barazim 0-0

Vllaznia dhe Skënderbeu e mbyllën në barazim ndeshjen e trëtë në grup, takim i zhvilluar në Loro Boriçi. Vllaznia e ka kupën si mundësi për të kapur zonën europiane, por shkodranët nuk kanë arritur të mposhtin korçarët. Që nga minuta e 48-të Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë, pasi Bratiç ndëshkohet me karton të kuq. Vllaznia nuk arriti ta shfrytëzjë këtë aspekt, por sërish mbetet në vendin e dytë me 4 pikë, pasi dihet se Flamurtarit i janë hequr 3 pikë në kupë, vendim i marrë nga Komisioni i Disiplinës në përballjen me Skënderbeun.

 

 

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal (ndeshjet e treta në grup)
Grupi A
KAMZA TIRANA 1-2

Shënues: Manuka 10 / G.Lika 81, Morina 90

 

KASTRIOTI BYLIS 4-2

Shënues: Turdiu 23, 26, Xhihani 70. J.Agolli 90 / John Huan 58 (pen), Abazaj 89

Rëndritja

TIRANA 7 pikë

KASTRIOTI 4 pikë

KAMZA 2 pikë

BYLIS 2 pikë

 

Grupi B

VLLAZNIA SKENDERBEU 0-0

LAÇI FLAMURTARI 0-0

 

Rënditja

SKËNDERBEU 7 pikë

VLLAZNIA 4 pikë

FLAMURTARI 1 pikë

LAÇI 1 pikë

 

(Flamurtari -3pikë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›