Januzi dërgon Vorsklën në Evropë

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 13:04
Vorskla Poltava, ku luajnë dy futbollistët kosovarë, Armend Dallku e Ahmed Januzi, të shtunën e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.
Madje, Januzi ishte hero i ekipit ukrainas, pasi me golin që e shënoi në minutën e 88-të, i barazoi shifrat në 2:2 si mysafirë të Karpaty Lviv në xhiron e fundit të kampionatit ukrainas.
Me këtë barazim, Vorskla kampionatin e përmbylli në vendin e gjashtë të tabelës me 39 pikë të tubuara, siguruar pjesëmarrje në garat evropiane.
Ndërsa, Sewastopoli i Besart Ibrahimit ka rënë nga elita e futbollit ukrainas, pasi në xhiron e fundit u mposht në shtëpi nga Tawrija Simferopol me rezultat 0:1.