E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonezët krijojnërobotin më real në botë

TOKIO – Shkencëtarët japonezë kanë arritur të krijojnë robotin Geminoid, i cili duket pothuajse i njëjtë me njeriun. Ai është krijuar sipas pamjes së profesorit Henrik Scharfe, nga universiteti Alborg në Danimarkë dhe ka një ngjashmëri identike me profesorin

Roboti që ka pamje reale si të njeriut, mundet të lëvizë dhe të flasë. Shkencëtarët shpresojnë se pikërisht ky robot do ti japë përgjigje pyetjeve më themelore: çfarë është njeriu, çfarë është prania e tij në botë, çfarë është marrëdhënia midis njerëzve dhe çfarë është identiteti i njeriut.

Në Geminoid janë përdorur softwere të avancuar që mundësojnë lëvizjen e fytyrës dhe të folurit, ndërsa është krijuar me qëllim të avancimit të shkencës dhe të filozofisë se androidit.

Para gjashtë vjetëve ishte krijuar geminodi i parë, i pagëzuar HI-1, kurse ai i ngjante ideatorit të tij profesorit Hiroshito Ishigura.

Në pranverë të vitit 2010 u krijuar roboti femër Geminoid F, i cili ishte version më i thjeshtë i origjinalit. Tani shkencëtarët thonë se mund të pritet versioni i avancuar edhe i robotit femër.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›