Japoni: Agjencia Atomike urdhëron rishikim të matjeve

Agjencia japoneze për siguri atomike ka urdhëruar sot rishikim të matjeve aktuale të rrezatimit në centralin e dëmtuar bërthamor, pas raporteve dyshuese.
Sipas një raporti, sasia e radioaktivitetit në ujërat tokësore në Japoni, mund të jetë më se 10 mijë herë më e lartë se niveli i pranuar, për shkak të rrjedhjes nga centrali Fukushima Daiçi, pasi ai ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami, muajin e kaluar.
Një operator i centralit ka tërhequr vërejtjen se raporti mund të jetë i pasaktë për shkak të gabimit në kompjuter.
Nga kjo katastrofë humbën jetën ose janë zhdukur afersisht 28 mijë vetë.