Japoni, Hatoyama: Vendimi për bazën amerikane, jo këtë muaj
Kryeministri japonez, Yukio Hatoyama deklaroi së fundmi se vendimi për të ardhmen e bazës amerikane të Futenmas nuk do të paraqitet në fund të muajit maj, ashtu siç ishte parashikuar por do të shtyhet për më tej.
"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi deri në fund të muajit, por nuk dimë nëse do të jemi në gjendje të përfundojmë gjithçka. do të vazhdojmë përpjekjet tona në qershor dhe në muajt në vazhdim mbi atë që mbetet për t'u diskutuar'', deklaroi Hatoyama duke iu referuar negociatave me administratën amerikane për çështjen aq të diskutuar të bazës amerikane ushtarake.
Ishulli subtropikal Okinawa ku ndodhet baza amerikane, shtrihet në pjesën jugore të Japonisë. Popullsia e ishullit shpesh ka protestuar ndaj kësaj baze duke shprehur shqetësim për zhurmat, të rrezikut dhe pasigurisë që kanë të bëjnë me praninë ushtarake në këtë zonë. Ky komunitet kërkoi largimin e bazës ajrore nga Futenma.
Ndërsa qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin se do të bënte ç'të ishte e mundur për ta zhvendosur këtë bazë për në një vend tjetër.