Obama i kërkon kongresit 129 mln dollarë për Gjirin e Meksikës
Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi Kongresit, zhbllokimin e një ndihme urgjente prej 129 milionë dollarësh për të eliminuar ndotjen shkaktuar nga nafta në Gjirin e Meksikës. "Nuk kursehem në lidhje me përpjekjet për të fshirë gjurmët e dëmit të shkaktuar, për të ndihmuar ata, puna e të cilëve u prek nga ndotja e naftës dhe vuri në gjendje alarmi shtetet e prekura'', deklaroi presidenti Obama në një letër dërguar presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.