Japoni, Noda do të jetë kryeministri i vendit

Ministri japonez i Financave, Yoshihiko Noda, doli fitimtar ndaj rivalit Banri Kaeida, ministër i Ekonomisë, në raundin e balotazhit të mbajtur për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike të Japonisë, duke zënë postin e kryetarit të partisë dhe njëherazi atë të kryeministri të qeverisë japoneze.
Noda, 54 vjeç, arriti të siguronte 215 vota nga totali i 392 votave të parlamentarëve të Partisë Demokratike, ndërkohë që rivali i tij, Banri Kaieda arriti vetëm 177 të tilla. Menjëherë pasi u shpall rezultati i balotazhit, të pesë kandidaturat në garë u ngjitën në podium duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, si një shenjë solidariteti në përballjen me sfidat e reja.
“Gara përfundoi. Kemi shumë detyra për të përmbushur dhe ku nevojitet fryma e solidaritetit të demokratëve: rindërtimi i vendit pas shkatërrimit prej tërmetit dhe krizës bërthamore. Duhet t’u japim zgjidhje problemeve të popullit që na ka zgjedhur të qeverisim”, u shpreh z.Noda.
"Duhet filluar sa më shpejt të qeverisim vendin, është njëlloj si të shtyjmë për lart kodrës një ‘top-bore’, ndërkohë që ai rrëshqet poshtë’, u shpreh z.Noda me një çehre ku emocionet dalloheshin qartë. “Falenderoj të gjithë garuesit për fushatën zgjedhore, mjaft e shkurtër, por mjaft e ngjeshur me zhvillime: beteja individuale mbaroi, tashmë t’i rikthehemi punës në grup, ndryshe vendi ynë do të ndahet copash”. /Z.Gj/Start/
2011-08-29 10:42