E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet djali i Gadaffit NATO do te deshtoje

Fuqitë perëndimore janë të destinuara të humbasin fushatën e tyre ushtarake për të larguar nga pushteti udhëheqësin libian Moammar Gadaffi  deklaroi një nga djemtë e Gadaffit Saif al Islam në një intervistë për televizionin francez. Saif al-Islam tha për televizionin francez se babai i tij nuk kishte ndërmend të largohej nga vendi, si pjesë e negociatave për t'i dhënë fund konfliktit me rebelët për t’i dhënë fund sundimit të tij katër-dekadësh.

I pyetur nëse kishte një mesazh për presidentin francez Nikola Sarkozi, Saif tha: "Ju nuk do të fitoni. Keni shanse zero për të fituar luftën këtu. Nëse jeni merzitur se nuk kemi blerë avionët Rafaeli duhet të bisedoni me ne”- shtoi  Saif al Islam duke ju referuar përpjekjeve për të arritur marrveshjen  para fillimit të kryengritjes  në Tripoli. Al islam mbi të cilin gjithashtu rëndon një mandat arresti ndërkombëtar deklaroi se do të bëhen lëshime për disa kërkesa të perëndimit, por lufta për vendin e tyre do të vazhdonte.

"Ju doni demokraci, ne jemi të gatshëm. Doni zgjedhje, ne jemi të gatshëm. Doni, çfarë, një kushtetutë të re? Ne jemi të gatshëm. Armëpushim? Ne jemi të gatshëm. Por, nga ana tjetër janë refuzuar, të gjitha kohë", u shpreh  ai. Në një fjalim audio para dhjetëra mijëra mbështetësish në sheshin e Gjelbër  në Tripoli, Gadaffi i bëri thirrje NATO-s të ndalë fushatën e bombardimeve ose në të kundërt rrezikon të shohë kryengritësit  libianë të zbresin në Europë "si një tufë karkalecash ose bletësh".

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 04 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›