E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: Largohet nga Reali në fund të sezonit

Pas Paolo Maldinit një tjetër legjendë e futbollit Europian është gati të lërë stafetën. Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle "Sport", Raul kapiteni historik i Realit të Madridit është i gatshëm të thotë lamtumirë në fund të këtij sezoni. Në origjinën e këtij vendimi është edhe zgjedhja e tij pas raportit që ka ai me trajnerin e Galaktikëve Manuel Pellegrini dhe me mundësitë e Raul për të mos garuar dot më në nivele të larta siç bënte disa vite më parë.
Në të ardhmen e Raul i cili ka shënuar më shumë se 200 gola me fanellën e bardhe duket se është kampionati Amerikan i futbollit.
Lajmi ende nuk është konfirmuar, por nëse do të konfirmohej do të ishte një lajm me të vërtetë shokues. Kjo për faktin sepse Raul është pjesë e Realit që i vogël dhe ka kaluar te kjo skuadër 17 vite. Ai në qershor mund të ndryshojë skuadër dhe të kalojë në Amerikë .Nëse nuk do të pendohet gjë që duket se nuk do të ndodhë pasi lojtari tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij Raul i thotë lamtumirë futbollit të madh atij spektakolar , por mbi të gjitha i thotë Lamtumirë Realit të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›