Greqi, Trojka vijon takimet, në fokus plani i shkurtimeve
Inspektorët e Trojkës në Greqi kanë vazhduar sërish takimet, pas marrëveshjes për planit për shkurtimin e 11.5 miliardë euro. Anëtarët e Trojkës të përbëra nga zyrtarë të BE, FMN-së dhe BQE-së zhvilluan një takim me ministrin grek të Financave Janis Stournaras.
I pyetur nga gazetarët për zhvillimin e takimit inspektori i FMN-së Poul Thomsen u tha gazetarëve se ishte i shkëlqyer. Ndëkohë një zyrtar i ministrisë së financave tha se bisedimet mbi paketën e ashpër ishin të shumta dhe takime me Trojkën pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Ministri Stournaras ka theksuar më herët se liderët e koalicionit të qeverisë kanë arritur një marrëveshje në 11.5 për shkurtime të shpenzimeve. Marrëveshja është një përpjekje për të shmangur masa më shtrënguese të dhimbshme për qytetarët grek.
Greqia kërkon një zgjatje të afatait edhe me dy vjet mbi zbatimin e programit të ashpër, e ndërsa pritet që ministri i financave ta diskutojë me trojkën. Ndërkohë edhe ministri grek i Zhvillimit Kostis Haxhidakis pohoi përsëri angazhimin e Greqisë për të kryer reformat, pavarësisht tha ai, kostos politike. "Prioriteti ynë është për të mbajtur Greqinë në euro. Prioriteti ynë është që Greqia të qëndrojë në këmbë" tha ai për gazetarët.
Trojka e huadhënësve është ajo që do të vendos për fatin e shtetit grek,e nëse Greqia vlerësohet se ka kryer detyrat e caktuar pritet të marrë këstin e radhës të ndihmës, në të kundërt vendi rrezikon falimentimin.