E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes vëllai i tretë i masakrës në Devoll

Vdes vëllai i tretë i masakrës në Vidohovë të Devollit. Etlevan Mulliri, 17 vjeç vdiq si pasojë e një ataku në zemër. Ai nuk mundi të përbalojë dot ndërhyrjen e dytë kirurgjikale.
Ditën e djeshme, 17 vjeçari dhe dy vëllezërit e tij, Taulant dhe Xhiljon Mulliri u qëlluan me armë zjarri pranë banesës së tyre.
Lidhja jashtëmartesore me bashkëshorten e agresorit, dyshohet te jetë shkaku i një krimi të rëndë të ndodhur në fshatin Vidohovë, në rrethin e Devollit.
Sulmi shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 2 vëllezërve ndërsa 17-vjeçari mori plagë të rënda u dërgua në spitalin ushtarak në Tiranës.
Policia dyshon se autori i ngjarjes është 45 vjeçcari Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës.
Në bazë të hetimeve të para shkak i tragjedisë me dy të vdekur është xhelozia.
Mësohet se Taulant Mulliri, një prej viktimave të sulmit kishte një lidhje me gruan e autorit të ngjarjes dhe e kishte lënë shtatzënë.
Duket se ky fakt ka provokuar edhe krimin në fshatin kufitar.
Ngjarja është dokumentuar e plotë nga policia shkencore, ndërsa mëngjesin e së shtunës trupat e dy vëllezërve të vdekur Xhilian dhe Taulant Mulliri i janë dorëzuar familjarëve pas autopsisë në Morgun e spitalit të Korçës.
Tre djemtë objektivë të sulmit janë fëmijët e Liljana Mullirit, gruas që 6 vjet më parë vrau dhe hodhi në pus nipin e ish të dashurit të saj.
Mësohet, Liljana Mulliri, do të jetë e pranishme në ceremoninë e varritmit të 2 djemve më të cilët kishte ndërprerë komunikimin 6 vjet më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›