Tragjedia në Devoll, vdes në spital dhe vëllai i tretë
Tragjedia në këtë familje ndodhi gjatë së premtes, kur një 35-vjeçar tashmë i identifikuar nga policia qëlloi me breshëri Kallashnikovi, duke lënë pas dy të vdekur dhe një të plagosur. Edhe pse u dërgua në spital, duke iu bërë ndërhyrje kirurgjikale, 17-vjeçari i plagosur nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët thanë se të riut i ishte bërë një ndërhyrje, por ai nuk ka mundur të pres ndërhyrjen tjetër, pasi ka dhënë shpirt. Ndërkohë, ende nuk është arrestuar autori i kësaj ngjarje, ndërsa policia po vijon kërkimet intensive, edhe përtej kufirit në Korfuz të Greqisë.