E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, evakuohenpunonjësit e reaktorit 3dëmet e tërmetit kolosale

FUKUSHIMA- Personeli i pranishëm në centralin bërthamor të Fukushimas, në verilindje të Japonisë, u evakua sot pasi nga reaktori 3 filloi të dilte tym, njoftoi operatori japonez i energjisë "Tokyo Electrict Power" (Tepco). Centrali u dëmtua nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
Gjatë orëve të mëngjesit mbi këtë reactor u hodhën 3. 700 tonelata ujë deti për qëllim uljen e temperaturave në reactor. Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm ka nisur puna dhe në reaktorin 4.

Agjencia japoneze njoftoi se do të niste sot në mëngjes operacionin e ajrimit për të cliruar presionin nga reaktori dhe në këtë mënyre clirohet gjithashtu edhe rrezatim radioaktiv, i dëmshem per njerezit. Megjithëse situata është normalizuar në reaktorët e tjerë, autoritetet vendosen evakuimin e personelit brenda centralit, pasi nga reaktori 3 nisi të dalë serish tym. Pak orë më parë kryeministri i vendit Naoto Kan siguroi popullin se po shenohet progres edhe pse i ngadalte, per te vendosur centralin nen kontroll. Ndërkohe Banka Botërore deklaron se tërmeti dhe Cunami i 11 marsit i kanë shkaktuar Japonisë një dëm mes 123 deri ne 235 miliardë dollarë.
 Sipas ketij institucioni, qeveria e Tokios do ti duhet të shpenzojë gjatë këtij viti 12 miliard dollarë për rindërtimin dhe një shumë edhe më të lartë vitin e ardhshem. Sipas Bankës Botërore, Japonise do ti duhen 5 vjet për operacionet e rindertimit te vendit, ndërsa katastrofa pritet të ulë me 0,5 për qind rritjen ekonomike të vendit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›