E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, koalicioni sërishsulm mbi Tripoli, vdesdjali i Gadafit

TRIPOLI-  Operacioni i koalicionit ndërkombëtar “Odissey Daën” kundër regjimit të Gadafit në Libi hyri sot në ditën e tretë. Ndërkohë mbrëmja e së dielës ka qenë nata e dytë e sulmeve kundër carqeve në Libi, që synojnë krijimin e zonës së ndalim-fluturimit, që do t’i parandaloj sulmet e forcave të Muamer Gadafit, kundër mbështetësve të opozitës, që kërkojnë përfundimin e sundimit të tij.Rezidenca e Muamar Gedafit, kompleksi i Bab al Aziziya në Tripoli ka qenë një ndër objektivat e sulmit të koalicionit perëndimor. Sot në mëngjes të parët që kanë ndërrmarrë operacionet ajrore kanë qenë avionët francezë.

OBAMA: GHEDDAF DUHET TË LARGOHET
Ora 22:30 Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë sërish thirrje liderit libian Muhammar Gheddaf të largohet dhe se fokusi kryesor i sulmeve të aleatëve ishte për të mbrojtur civilët libianë. "Është politikë e SHBA-ve se Gheddaf duhet të ikë. Përveç përpjekjeve ushtarake, ne kemi një numër mjetesh në dorë për ta realizuar politikën tonë", tha Obama. Duke folur gjatë një vizite në Kili Obama tha se roli udhëheqës i SHBA brenda pak ditëve do tu trasferohet aleatëve të tjerë.
"Ne parashikojmë qe ky tranzicion të ndodhë brenda shumë pak ditësh dhe jo të jetë një cështje javësh”,- ka theksuar Obama.

KOALICIONI BOMBARDON NJË NGA BASTIONET E KADAFIT NË JUG
Ora 21:55 Koalicioni ndërkombëtar, me në krye Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë e Madhe, bombardoi sot qytetin Sebha, 750 kilometra në jug të Tripolit, bastion i fisit Guededfa të kolonel Muamar Ghedaft, njoftoi një zëdhënës i qeverisë libiane për mediat vendase.

ARRIN NË 40 TË VDEKUR DHE 300 TË PLAGOSUR NË MISURATA
Ora 21:00 Të paktën 40 persona janë vrarë sot dhe më tepër se 300 të tjerë janë plagosur nga forcat besnike të liderit libian Muamar Kadafi në Misurata, në lindje të Tripoli, u shpreh një zëdhënës i rebelëve për mediat libaneze. 

Një mjek i spitalit kryesor të Misuratës, si dhe rebelët të cilët kontaktuan me telefon me AFP-në, bënë të ditur se:-“numri i martirëve ka arritur në 40 dhe i të plagosurve në më tepër se 300 dhe presim ende të tjerë".

TRIPOLI SULMOHET SËRISH NGA FORCAT E KOALICIONIT
Ora 20:33 Tripoli sulmohet sërish nga forcat e koalicionit ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga TV ndërkombëtar Libian. Sulmet kanë nisur nga zona Bab al-Aziziya në Tripoli ku bëhet e ditur se ndodhet bunkeri në të cilin është strehuar kolonel Ghedaf.

TAKIM ME DYER TË MBYLLURA I KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB
Ora 20:03 Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë një takim më dyer të mbyllura sonte në mbrëmje për të diskutuar ndërhyrjen e armatosur në Libi. Takimi mësohet të jetë kërkuar nga Kina, e cila kryeson për këtë muaj Këshillin, pas kërkesave që i kanë mbërritur nga Libia dhe Rusia. Në bazë të takimit do të jenë polemikat mbi aeroplanët luftarak të drejtuar kundër regjimit të Ghedaf.

BESNIKËT E GEDDAF QËLLLOJNË MBI CIVILËT
Ora 19:00 Rreth 200 snajpera të dërguara nga Kolonel Muamar Gadafi në Misurata garantojnë mbrojtjen e rrugëve hyrëse dhe dalëse të qytetit, të cilët përpiqen të mbajnë pushtetin duke gjuajtur mbi civilët. 

NISEN DREJT LIBISË 6 AVIONËT LUFTARAK F-16 NGA NORVEGJIA
Ora 18:30 Janë dërguar në Mesdhe për të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Libi gjashtë aeroplanë bombardues F-16, të cilët do të vihen në dispozicion të koalicionit ndërkombëtar nga ana e qeverisë norvegjeze. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat norvegjeze të cilat kanë trsnsmetuar pamjet e nisjes së aeroplanëve luftarak nga aeropori Bodoe, në veri të shtetit skandinav. Togeri John Espen Lien ka theksuar se avionët norvegjez do e kenë bazën e tyre në Sigonella në Sicili.

PUTIN: ASNJË NUK DUHET TË NDËRHYJË NË KONFLIKTIN E BRENDSHËM POLITIK TË NJË VENDI
Ora 17.45 “Edhe pse Libia nuk është një vend demokratik, askujt nuk i lejohet që të ndërhyjë në konfliktin e armatosur të saj.”,- ka deklaruar kryeministri rus Vladimir Putin.
Putin ka deklaruar se Libia në asnjë mënyrë nuk mund të bëjë pjesë në vendet demokratike, por kjo sipas tij:- “Nuk do të thotë që vendet demokratike të ndërhyjnë në konfliktin e brendshëm të një vendi edhe nëse ai është konflikt i armatosur duke mbrojtur kështu njërën palë. 

Sipas kryeministrit rus Libia është një vend me situatë politike delikate e bazuar në raportet midis tribuve të ndryshme dhe kjo sipas tij kërkon një zgjidhje të vecantë. Kryeministri rus theksoi për mediat ruse se ky është qëndrimi i tij personal mbi situatën në Libi pasi pozicioni zyrtar i Rusisë mbi politikat e jashtme përfaqësohet nga Kremlini, domethënë nga presidenti Dmitri Medvedev

NESËR MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME E LIDHJES ARABE
Ora 16:30 Nesër do mbahet një takim i jashtëzakonshëm i përfaqësuesve të përheshëm të Lidhjes Arabe, të cilët do të diskutojnë në lidhje me krizën në Libi si dhe ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare. Lajmi bëhet i ditur për BBC.

Lidhja Arabe e cila ka dhënë mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës së vitit 1973 në Libi, nëpërmjet sekretarit gjeneral Amr Mussa ka deklaruar se Lidhja Arabe ditancohet nga sulmet e avionëve luftarak ndërkombëtar në Libi.

Ndërkohë Amr Mussa u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki-Moon. Në përfundim të takimit sekretari i Lidhjes Arabe Mussa konfirmoi që Lidhja mbështet rezolutën e OKB-së në Libi, pasi prioritet është garantimi i sigurisë së civilëve në Libi.

REBELËT: “PRO RAKETAVE, JO TRUPAVE PERËNDIMORE NË TERRENIN E LIBISË”
Ora 15:45 Rebelët pro kolonelit pranojnë avionët luftarak mbi qiejt e Libisë, por paralajmërojnë,- “Nuk duam trupa tokësorëe që të ndërhyjnë në konflikt. Deklarata është bërë nga një zëdhënës i besnikëve të Muammar Ghedaf për BBC.

AVIONËT LUFTARËKË FRANCEZ RINISIN OPERACIONIN
Ora 15:00 Aeroplanët luftarakë francezë u nisën në drejtim të Libisë për një rifillim të operacioneve , ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes franceze pa dhënë shumë detaje për objektivin e raketave. Të dielën avionët e forcave franceze kanë ndaluar bombardimet mbi zonën e Bengasit dhe nuk pati as sulme nga militarët besnikë të kolonelit mbi popullatën si rezultat i armëpushimit mbi zonën e Bengasit. Ndërkohë që të shtunën ishin avionët luftarakë francez të cilët nisën operacionin luftarak duke bombarduar trupat e Muammar Gheddaf.

ITALIA: JO LUFTE NE LIBI
Ora 13. 00 Italia refuzon që koalicioni të zhvillojë një luftë kundër Libisë, pohoi sot ministri i Jashtëm, Franco Frattini, duke bërë të ditur se do të kërkojë verifikimin e konformitetit të bombardimeve të para me rezolutën e OKB-së. "Kjo nuk duhej të ishte një luftë kundër Libisë, por zbatim integral i rezolutës së OKB-së", deklaroi ai për gazetarët lidhur me ndërhyrjen e koalicionit ndërkombëtar nisur të shtunën në Libi. Italia ka pranuar të marrë pjesë në zbatimin e rezolutës të votuar nga Këshilli i Sigurimit për të arritur një armëpushim dhe për të ndaluar dhunën, kujtoi Frattini. "Tani ne duam të verifikojmë që të gjitha veprimet e ndërmarra janë konform rezolutës së OKB-së", shtoi ai. Frattini bëri thirrje që NATO-ja të marrë në dorë koordinimin e operacionit në Libi, për të dalë në këtë mënyrë nga ajo e quajti thjesht një koalicion vullnetar në Libi.

EGJIP, BAN KI MOON GODITET NGA MANIFESTUES PRO GADAFIT
Ora 11:00 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është goditur nga disa manifestues pro Gadafin në sheshin Tahrir në Kairo. Nga Egjipti, ku Ban Ki Moon është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Mussa, ka dënuar përdorimin e plumbave të vërtetë kundër demostruesve në Jemen dhe ka bërë thirrje për paqe.
HAGUE: NUK DO PUSHTOJME LIBINE
Ora 09.50 Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague i ka thënë BBC-së sot se “do të gjykojmë Gadafin nga veprimet e tij dhe jo nga fjalët”. Gjithashtu ai ka konfirmuar se Libia nuk do të pushtohet.

ZERA MBI VDEKJEN E DJALIT TE GADAFIT
Ora 09.31 Në Libi qarkullojnë zëra për vdekjen e Khamis Gheddafi, djalit të kolonelit Muamar. Lajmi është bërë publik në një faqe interneti e opozites libiane “'al-Manara'. Nga ajo që shkruhet, dhe se ciles i eshte referuar media italiane, Khamis ka gjetur vdekjen nga disa plagë të marra pak ditë ë parë, nga një bombardim i një avioni libian, i cili drejtohej nga piloti i aviacioni libian i cili para se të kalonte me opozitën kishte qëlluar në drejtim të kazermës Bab al-Aziziya, në qendër të Tripolit.
SULMOHET BUNKERI I GADAFIT
Ora 08:30 Gazetarët e agjencisë së lajmeve Afp informuan se një godinë administrative e vendosur në këtë kompleks është shkatërruar krejtësisht nga një raketë. Zyra ishte vendosur gati 500 metra nga tenda ku koloneli zakonisht pret miqtë e tij të rëndësishëm.

Sipas zyrtarëve të qeverisë së Tripolit godina përdorej për funksione administrative. Gjatë natës përreth Tripolit janë dëgjuar dhe shpërthime të tjera.

Edhe koalicioni konfirmoi shpërthimin në rezidencën e Gedafit por tha se lideri libian nuk ka qenë objektiv i sulmit. Admirali Uilliem Gortni, nga Shtatmadhoria amerikane hodhi poshtë pohimet se koalicioni e kishte marrë në cak Muamer Gadafin.

Ai tha se forcat aleate ishin të fokusuara vetëm në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtjen e popullit të Libisë.

Ndërkohë dëshmitarët i kanë thënë BBC se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vazhdua rpërleshket mes rebelëve dhe frocave pro Gadafi në qytetin Bengasi në lindje të Libisë. Një dëshmitar ka thënë se gjatë përleshjeve janë përdorur granata, murtaja dhe artilieri e lehtë.

Shtetet e Bashkuara, që po ndërmarrin sulme ajrore në koalicion me Britaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe vendet e tjera, thanë se fushata ajrore po funksionon dhe se efektivisht është vendosur zona e ndalim-fluturimit mbi territorin e këtij vendit të Afrikës Veriore. SHBA ka hedhur hedhur poshtë armëpushimnin e deklaruar nga regjimi i Gadafit, duke thënë se armëpushimi i dyshuar është shkelur nga trupat e Gadafit, menjëherë pasi ishte shpallur.
(s.g/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sulmi në Libi, rritet cmimi i naftës Pacolli e Topi: Mbështesim sulmin në Libi Gadafi:Gati për luftë të gjatë FOTO: Libi vazhdojne sulmet, raketat shkatërrojnë rezidencen e Gadafit FOTO: Libi, sulmohet bunkeri i Gadafit vdes djali i kolonelit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›