E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, kreu i opozitës jep dorëheqjen pas skandalit

Tokio - Kreu i opozitës në Japoni, Ichiro Ozawa, do të japë dorëheqjen pas skandalit për mbledhje fondesh që përfshiu partinë e tij. Këtë fakt e konfirmon një këshilltar i lartë i partisë opozitare, mbi të cilën janë hedhur hije dyshimi lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Ozawa ka marrë një vendim të respektueshëm dhe tepër të matur", deklaron këshilltari i Partisë Demokratike, Kozo Watanabe.

Pakënaqësitë e elektoratit japonez dhe konfuzioni ekonomik favorizonin opozitën për zgjedhjet që do të mbahen në tetor, por skandali i fondeve ka hedhur hije dyshimi mbi drejtuesit e kësaj të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›