Francë, 15 të prekur nga virusi
Paris - Shkon në 15 në Francë numri i të prekurve nga virusi H1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrave.
Ministria e Shëndetësisë Franceze bëri të ditur se dy të prekurit e fundit nga ky virus jetonin në zonën Saone-et-Loire. Ministria deklaroi se dhjetë persona u infektuan gjatë vizitave në Meksikë, ndërsa pesë të tjerët nga vizitat në SHBA.
Me konfirmimin e hyrjes së gripit të derrave në vend, Franca ndërmori disa vendime për të mundësuar parandalimin e tij.