E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti maqedonas nuk komenton anashkalimin e Sejdiut

Shkup -Institucionet shtetërore të Maqedonisë akoma nuk kanë dhënë një përgjigje se pse nuk është ftuar presidenti i shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Gjorgje Ivanov. Kryeministri i Maqedonisë të shtunën ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë çështje e cila sipas tij është kompetencë e kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski. Nga kabineti i Ivanovit nuk komentojnë, por shkak për mosftesën e Sejdiut supozohet të jetë pjesëmarrja e presidentit serb, Boris Tadiq.

Anashkalimi i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga Parlamenti i Maqedonisë dhe Gjorge Ivanov, ka nxitur pakënaqësi tek partitë shqiptare në Maqedoni. Lideri i PDSH dhe liderët të partive tjera më të vogla opozitare kanë deklaruar se do të bojkotojnë ceremoninë në fjalë. Pjesëmarrjen në këtë ceremoni e ka konfirmuar vetëm lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar. Në inaugurimin e Ivanovit për president të Maqedonisë më 12 maj është ftuar edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe disa presidentë tjerë nga rajoni.

Jerliu mohon ftesën për Sejdiun

Këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Naim Jerliu të shtunën pasdite pët mediat kosovare ka mohuar lajmin se Gjorgje Ivanov ka ftuar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun në ceremoninë e inaugurimit të tij për president të Maqedonisë.Jerliu në një deklaratë pët televizionin KTV thënë se në presindecën e Kosovës akoma nuk ka ardhur asnjë ftesë nga autoritetet e Maqedonisë. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›