Protestojnë serbët, plagosen 12 polic
Gjilan -Të paktën 12 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mbetën të plagosur mbrëmjen e shkuar, pas ndërhyrjes për të shpërndarë një protestë të serbëve. Ngjarja ndodhi në fshatin Kërmjan të Kamenicës, ku serbët protestuan për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Protestuesit serbë kishin bllokuar rrugën, e cila lidh Gjilanin me Bujanocin. Protestuesit gjuajtën me gurë dhe mjete të tjera mbi punonjësit e policisë.
Zëdhënësi i policisë se Gjilanit, Ismet Hashani, tha se situata u tensionua edhe më shumë, pasi serbet e revoltuar tentuan te bllokojnë rrugën nacionale, që lidh Gjilanin me Bujanovcin.
Sipas zedhenesit Hashani, nje person u arrestua. Rruga kryesore Gjilan- Bujanovc, ka qëndruar e bllokuar nga policia per 8 ore rresht. Rreth orës 23.00 njësia speciale ka shpërndarë turmën protestuese, ndërsa ka filluar edhe qarkullimi i lirë i automjeteve në drejtime të kundërta.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti lidhur me këto protesta, ka deklaruar se serbët problemet rreth furnizimit me energji elektrik, duhet ti zgjidhin me mjete paqësore e jo me dhunë.